10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 31, 2026
spot_img

“Deri më 5 maj përfundon riasfaltimi” – Klevis Kaso flet për projektin e ujësjellësit dhe sfidat e verës

Drejtuesi i Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, Klevis Kaso, është prezantuar për mediat, ku ka evidentuar problematikat në rrjetin e ujit të pijshëm dhe ka theksuar angazhimin për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.

Ai bëri me dije se puna për projektin e ujësjellësit vijon normalisht dhe se deri më 5 maj pritet të përfundojë riasfaltimi i segmenteve rrugore, ndërsa mbeten për t’u realizuar vetëm disa lidhje në lagje të ndryshme të Vlorë.

Kaso njoftoi gjithashtu për investime të reja në rrjetin e ujit për zonat e Radhimës, Zvërnecit dhe Akërnisë, me synim përmirësimin e furnizimit dhe reduktimin e problematikave ekzistuese.

Në prag të sezonit veror, ai theksoi se janë ngritur grupe në terren për të përballuar çdo avari, ndërsa sfidë kryesore mbetet menaxhimi i furnizimit me ujë dhe reagimi i shpejtë ndaj çdo situate që mund të krijohet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“500 mijë votues nuk janë ‘hale’”/ Bardhi kundër gjuhës së Ramës: Urrejtje, jo politikë

0
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me strukturat e PS...

“Rama ka bërë pakt me krimin”/ Vokshi: Ndërkombëtarët po shohin realitetin, Shqipëria pa progres...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka deklaruar se perceptimi i ndërkombëtarëve për Shqipërinë dhe qeverinë ka nisur të ndryshojë, duke theksuar se “maska...

“Fund përmbytjeve?” – rehabilitohet kanali kullues në Vlorë, Bashkia ndërhyn pas vitesh neglizhence

0
Pas vitesh problematikash dhe mungese ndërhyrjeje, një nga kanalet kryesore kulluese në Vlorë po i nënshtrohet një rehabilitimi të plotë nga Bashkia, me qëllim...

Përplasje për “Vlora Invest”, Bashkia akuzon Prefektin: “Qëndrimi i paligjshëm po bllokon procedurat”

0
Një përplasje institucionale është shfaqur mes Bashkisë Vlorë dhe Prefektit të Qarkut, lidhur me vendimin për krijimin e shoqërisë “Vlora Invest” sh.p.k., duke ngritur...

“Nuk do jem kurrë kandidat i Edi Ramës” – Arben Malaj flet për kandidimin...

0
Ish-ministri Arben Malaj ka reaguar pas spekulimeve për një kandidim të mundshëm në krye të Bashkisë së Vlorës, duke lënë të hapur mundësinë për...