8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“Dëshmi e shëmtuar se si të shuajmë mediat”/ Berisha për sulmin ndaj Prestige Resort: “Ai jeton i tmerruar për shkak të vjedhjeve që ka bërë”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se çdo dëm që i bëhet mediave të lira në vend do të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë.

Në një dalje për mediat, ku reagoi për sulmin ndaj Prestige Resort, Berisha tha se PD kur të vijë në pushtet do të miratojë ligjin, që gjyqet ndërkombëtare të paguhen nga Rama dhe ministrja Balluku.

“Kjo që ndodh sot, një indicie, se sot është ditë re veçantë, se një burrë i një vendi të madh, viziton vendin, ndërsa fadromat e hakmarrësit primitiv të vendit, i futen një resorti ku PS ka zhvilluar me dhjetëra aktivitete elektorale. Këta janë kategori njerëzish që meritojnë çdo fjalë. Një gjë ju siguroj se do jenë shqiptarët ata që do pagujanë urrejtjen e këtij karakteropati, siç paguan me Agonin, apo me raste të tjera. Në këtë rast do i paguhen një për një, jo nga xhepi, ndonëse ne do bëjmë ligjin që çdo arbitrazh i çdo akti jashtë kushteve ligjore, të dëshpërohet nga Rama dhe Balluku. Kjo që ndodh është dëshmi e shëmtuar se si të shuajmë mediat. I mori dhe i çoj Arapin e zi, te Ora, çoi Farudinin e famshëm. Ky është njeri i çmendur nga fobia. Ai jeton i tmerruar për shkak të vjedhjeve që ka bërë. Ka firmosur jo si kryeministër, por si kryetar i një organizate kriminale dhe s’do të shpëtojë. Le të bëjë gjithçka, opozita shqiptare do e hedhë atë tej.”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...