33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Detaje të reja mbi vizitën e Fredi Belerit si Eurodeputet në Shqipëri

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vizitën e Fredi Belerit si eurodeputet në Shqipëri. Mediat greke raportojnë se Beleri do të takohet me kryeministrin Edi Rama në datat 26-29 tetor, duke e cilësuar këtë si “takimi i vitit”.

Sipas raporteve, “Beleri do të takohet me njeriun që e mbajti në burg për 481 ditë.” Kryeministri Edi Rama do të presë në Tiranë Fredi Belerin, i cili është përfshirë në delegacionin e Parlamentit Europian për Komisionin Parlamentar të BE-së për Stabilizim-Asociimin me Shqipërinë.

Delegacioni i BE-së, pjesë e të cilit do të jetë edhe Beleri, do të zhvillojë një vizitë tre-ditore në Shqipëri. Ky komision do të informohet gjithashtu nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, mbi zhvillimet për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Takimi me Kryeministrin Edi Rama, ku do të jetë i pranishëm edhe Beleri, parashikohet të zgjasë rreth 45 minuta. Pjesë e axhendës së takimeve do të jenë gjithashtu përfaqësues të partive të tjera, si dhe një takim me kryeparlamentaren Elisa Spiropali.

Në një intervistë për televizionin grek SKAI, Beleri komentoi hapjen e kapitujve të parë të Shqipërisë për negociatat me BE-në, duke theksuar se “vendi i Shqipërisë është në BE”. Ai gjithashtu u shpreh se në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE u diskutua me terma të qartë për mbrojtjen e minoritetit grek, e cila është pjesë e politikës së BE-së.

Kujtojmë se Beleri u lirua pasi gjykata në Fier, ku ai po vuante dënimin me dy vjet burgim për blerje votash, pranoi kërkesën e tij për lirim të parakohshëm. Ai, 51 vjeç, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023 në Himarë, ku akuzohet për ofrimin e 360 eurove për të blerë tetë vota.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...