6.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Detaje të reja nga atentati në Dobraç të Shkodrës: Dyshime për një person të tretë në makinën e viktimave

Policia e Shkodrës ka zbuluar detaje të reja lidhur me atentatin e ndodhur në Dobraç, ku mbetën të vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe një kalimtare e rastit, Flutura Basha. Sipas burimeve, grupi hetimor dyshon se në mjetin tip “Benz”, ku ndodhi ngjarja, ka qenë edhe një person i tretë, i cili dyshohet se ka shpëtuar nga atentati dhe është larguar.

Gjatë hetimeve, policia gjeti tre pistoleta në brendësi të automjetit, që e forcon dyshimin se në mjet kanë qenë tre persona. Po ashtu, autoritetet zbuluan gjurmë gjaku, të cilat janë dërguar për ekspertim në laboratorin kriminalistik për të përcaktuar nëse ato i përkasin viktimave apo personit të tretë që ka qenë në makinë.

Përmes kamerave të sigurisë, është identifikuar një individ, i cili është filmuar menjëherë pas ngjarjes, i veshur me bluzë, xhaketë dhe pantallona të zeza. Ai duket i tronditur, me duar dhe ballin e tij të mbuluar me gjak. Policia ka intensifikuar përpjekjet për të lokalizuar dhe identifikuar këtë person.

Atentati ndodhi rreth orës 15:50 më 30 tetor 2024 dhe dyshohet se është një ngjarje e organizuar nga vrasës me pagesë, të rinj dhe të ardhur nga Mali i Zi. Hetuesit besojnë se dy nga autorët ishin qitës, një tjetër shërbente si shofer, ndërsa një i katërt mund të ketë pritur ata në rrethina. Pista kryesore e hetimeve është hakmarrja mes bandave, pasi ka pasur një armiqësi të njohur ndërmjet grupeve të Liceve dhe Bajrave.

Policia ka rikthyer një herë tjetër ekipet e saj në vendngjarje për të mbledhur prova shtesë dhe ka marrë nën vëzhgim automjetin e djegur që u përdor nga autorët. Një hetim i plotë po zhvillohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e të dyshuarve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...