9.5 C
Tiranë
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Detaje të reja nga ngjarja horror në Berat, brenda qeses me mbetje kockore nuk ishte vetëm kafka e gruas

Jo vetëm kafka e një femre ishte hedhur brenda qeses plastike, në qese ndodheshin edhe disa pjesë eshtrash të trupit. Detaje tronditëse zbulon punonjësi i varrezave të Burdulliasit, Tomorr Nure, ai që e gjeti dhe e hapi qesen, që ishte mbuluar me gjethe për të mos u zbuluar shpejt.

Mesditën e djeshme u raportua se një kafkë ishte gjendur e hedhur pranë një prej varrezave të qytetit. Kafka u gjet mesditën e djeshme pranë varrezave të Burdulliasit dhe ndodhej brenda një qeseje plastike. Por sot kanë dalë të tjera detaje tronditëse në lidhje me këtë ngjarje.

Ka qënë punonjësi i varrezave të Burdulliasit,Tomorr Nure, ai që e gjeti dhe e hapi qesen,i cili konfirmon se brenda qeses nuk ishte vetëm kafka por edhe pjesë të tjera të eshtrave. Nure ka deklaruar se në qese ndodheshin edhe disa pjesë brinjësh dhe gjymtyrë dhe se në eshtrat e këmbëve ishin veshur çorape.

Punonjësi Tomorr Nure ka pohuar se ka qënë ora rreth 11:00-11:15 minuta kur ai duke pastruar ka gjetur një qese plastike të mbuluar me gjethe.

Pasi e ka hapur, Nure deklaron se ka parë kafkën dhe pjesë eshtrash trupore dhe është tmerruar. Ai konfirmon se menjëherë ka njoftuar përgjegjësin dhe policinë, që erdhën dhe i morësh eshtrat. Nure, duke shpjeguar edhe mënyrën e zhvarrosjes së eshtrave, konfirmon se eshtrat nuk i përkasin varrezave të Burdulliasit dhe se nuk janë zhvarrosur nga asnjë varr i këtyre varrezave.

Duke treguar edhe vendin ku i gjet qesja plastike me kafkën dhe eshtrat brenda saj pohon se ajo është sjellë dhe është hedhur nga jashtë nga ndonjë person,që pasi e ka hedhur e ka mbuluar me gjethe për të mos u gjetur shpejt.

Kafka dhe eshtrat trupore,të gjetura mesditën e djeshme në varrezat e Burdulliasit në Berat,është transportuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore n? Tiranë,kur nëpërmjet metodave shkencore që do të kryhen dhe ADN-së do të përcaktohet dentiteti i saj.

Kafka i përket një femre dhe ishte edhe e ekspozuar ndaj flakëve por nuk dihet fati i eshtrave të tjera të kësaj femre. Policia është duke punuar nëpërmjet kamerave të sigurisë të shtëpive e bizneseve përreth varrezave dhe në dalje të rrugës nacionale, për të zbuluar identitetin e shtetasit që e ka hedhur këtë qese me kafkën brenda pranë varrezave.

Po kështu edhe brenda varrezave duket se ka kamera të instaluara por nuk konfirmohet nëse këto kamera punojnë apo edhe nëse punojnë a e kanë rreezen e mjaftueshme për të parë sipërfaqen ku është hedhur qeseja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...