27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

4 zyrtarë të tjerë të ISHP-së nën hetim ë SPAK, ja arsyeja pse

SPAK po heton një tender të vjetër me vlerë rreth 1 milion euro për dezinsektimin e mushkonjave. Për këtë pak ditë më parë në pyetje u mor në pyetje nga organi i akuzës edhe shefja e Departamentit te epidemiologjise në institutin e shëndetit publik, Silva Bino.

Tenderi për dezinsektimin e mushkonjave në vijën bregdetare të Shqipërisë i zhvilluar në vitin 2019 me vlerë rreth 1 milion euro po hetoet nga SPAK.

Pak ditë më parë për këtë procedurë prokurimi u pyet shefja e Departamentit te Epidemiologjise në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino. Por krahas kësaj të fundit, burime bëjnë me dije se SPAK ka marrë në pyetje edhe 4 zyrtarë e ish-zyrtarë te tjerë të ISHP, mes tyre shefen sektorit te dezinfektimeve.

Hetimi për këtë tender ka nisur pas kallëzimit të një prej kompanive ofertuese të asaj kohe e skualifikuar nga gara.

Sipas burimeve dyshimet janë se anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave për këtë proçedurë prokurimi kanë favorizuar kompaninë fituese duke e kualifikuar pa plotësuar kriteret e vendosura.

Zbatimi i kësaj kontrate 2 vjeçare ka përfunduar dhe tashmë nuk është lidhur asnjë kontratë e re për dezinsektimin e mushkojave prej vitit 2021, pasi ISHP ka kërkuar që tenderin ta zhvillojë agjencia e blerjeve të përqëndruara pranë Ministrisë së Brendshme, e cila nga ana saj ka kërkuar të rishikohen specifikimet teknike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...