28.4 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Detaje të reja/ Tre vëllezërit u përballen me hajdutë të armatosur në Malësinë e Madhe

Një ngjarje dramatike ka ndodhur në fshatin Gruemirë, në Malësinë e Madhe, ku tre vëllezër janë përballur me hajdutë të armatosur, duke vënë në rrezik jetën e tyre për të parandaluar vjedhjen e banesave.

Mirsad, Besim, dhe Edison Kurtaj kanë identifikuar dhe debatuar me dy hajdutët e dyshuar, të cilët, sipas policisë, kanë qëlluar disa herë me armë në ajër gjatë largimit.

Pas hetimeve dhe dëshmive të marra, policia ka identifikuar autorët si 22-vjeçarin E.V. nga fshati Hot i Ri dhe 27-vjeçarin R.Z. nga fshati Shtoj i Vjetër.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestroi 4 gëzhoja arme, të cilat do të shqyrtohen në laboratorin e policisë kriminale në Tiranë për të përcaktuar nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Në lidhje me këtë ngjarje, është ngritur akuza për “kanosje me armë” ndaj autorëve, si dhe për “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve”. Megjithatë, policia ende nuk ka mundur t’i lokalizojë dhe arrestojë dy personat e dyshuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nicolas Cage habit fansat me transformimin e papritur, shfaqet me flokë dhe mjekër tërësisht...

0
Nicolas Cage bëri që fotografët dhe fansat të kthenin kokën dy herë gjatë një prej daljeve të tij të rralla në tapetin e kuq,...

“Çfarë? Vërtet?”, Stallone zbulon si mësoi rastësisht për emërimin nga Trump: “Kjo nuk është...

0
Sylvester Stallone ka zbuluar një detaj të pazakontë rreth marrëdhënies së tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke treguar se nuk kishte pranuar të...

“Pajisja nuk mjafton”, mjeku amerikan ngre pikëpyetje pas vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë plazmaferezës

0
Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis gjatë një procedure plazmafereze ka tërhequr vëmendje edhe jashtë Greqisë, ndërsa rasti ka hapur diskutime mbi sigurinë e...

“Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare”, historiani britanik pas aktgjykimit të Hagës

0
Kosova duhet ta rishikojë raportin e saj me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, tha historiani britanik James Pettifer, duke...

IA, klima dhe pasardhësi i Guterresit, çështjet që pritet të dominojnë Asamblenë e Përgjithshme...

0
Çështja e rregullimit të Inteligjencës Artificiale pritet të jetë një nga temat që do të shqyrtohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila...