10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Dezinformimi i vizitës së Kryeministrit Rama në Paris, ja si qëndron e vërteta

Analisti Genc Burimi shpreh dyshime lidhur me mungesën e informacionit për vizitën e pritshme të Kryeministrit Rama në Paris, ku do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron. Burimi thekson se fakti që media në Tiranë nuk ka raportuar për këtë vizitë të rëndësishme përplaset me disa arsye të mundshme për këtë sekreci. Ai spekulon se mund të ketë lidhje me vizitën e kryetarit serb Vuçiç në Paris dhe mund të jetë një përpjekje për të balancuar këto vizita. Gjithashtu, Burimi vë në dyshim që mosinformimi mund të jetë një formë e dezinformimit, duke sugjeruar se mund të ketë qenë për të parandaluar protestat e diasporës kundër qeverisë shqiptare.

“Rama do pritet me ceremoni shtetërore në Elize. Nuk e di pse e mbajnë sekret vizitën e Ramës? Shërbimet diplomatike janë detyruar që të çojnë ftesë për diasporën dhe prandaj e kuptova se kryeministri ynë do vizitojë Parisin. Arsyeja pse Rama nuk do ta bëjë publike vizitën besoj se është edhe për shkak të vizitës së Vuçiç në Paris përpara disa ditësh. Ndoshta kjo vizitë e Ramës është vendosur në moment të fundit, me qëllim që të balancohet vizita e Aleksandër Vuçiç. Edi Rama ndoshta do thotë pse ju nuk e dinit këtë vizitë? Por, mungesa e informacionit për media më bën përshtypje.
Këtë herë ceremonia do jetë ushtarake. Ndoshta arsyeja tjetër mund të jetë sepse mund t’i frikësohen diasporës, pasi besoj e keni vënë re që dalin me pankarta “Poshtë qeveria etj”. Ndoshta për të ndaluar propagandën antiqeverisë shqiptare. Unë doja ta mbyllja me shprehjen se a nuk është mosinformimi një lloj dezinformimi?”, deklaroi Burimi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...