26.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Dhe pse u rrit me 4 lekë, euro nuk do të arrij në nivelin e mëparshëm

Pavarësisht se në ditët e fundit Euro është forcuar ndaj monedhës vendase,ky efekt do zgjasë pak për shkak të blerjeve të mëdha të valutës së huaj në treg.Në muajt në vijim Euro nuk do të arrijë të fuqizohet dhe të kapi nivelin e mëparshëm të këmbimit me mbi 120 lekë.

Nuk kemi të bëjmë më me një fenomen të përkohshëm, në javët ose muajt në vazhdim kemi një ekuilibër të ri strukturor që ndikohet nga sezoni turistik apo masat që merr banka shqiptare. Ky ekuilibër do shtrihet besoj te Euro që kushton 100 lekë ose 105, maksimumi 108 ose 110 lekë, të paktën për 4 muajt e ardhshëm sepse nuk ka shenja që do ndryshojë në formë radikale.

Edhe pse jemi në fundi të muajit Gusht, dhe ndikimi i turizmit në shtimet e flukseve të monedhës europiane në tregun vendas do të reduktohet, efekti në kursin e këmbimit do të jetë i ulët.

Deri në fund të Gushtit ose mesi i Shtatorit, turizmi do vijojë me ndikimin e vet, por nuk janë vetëm ato para që kanë ndryshuar këmbimin valutor, janë dhe shumë faktorë të tjerë. Është bilanci tregtar, investimet e huaja në masë të konsiderueshme dhe paratë informale dhe shumë elementë të tjerë që nuk kanë një arsye që nga sot, nesër të ndryshojnë.”

Euro është rritur me mbi 4 lekë që nga fillimi i kësaj jave, sipas Bankës së Shqipërisë një Euro këmbehet me 110.59 lekë, ndërsa Dollari këmbehet me 102.44 lekë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT