23.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Aeroporti i Vlorës/ Pjesa më e vështirë e punimeve ka përfunduar, nis ndërtimi i kullës së kontrollit

Punimet në Aeroportin e Vlorës kanë hyrë në fazën e tretë, çka do të thotë se pjesa më e vështirë e tyre ka përfunduar.

Teksa pistat presin të asfaltohen, punimet janë përqëndruar në ngritjen e godinave më të rëndësishme të këtij projekti madhor.

Jemi në fazën e Implementimit. Këtu është zona e terminalit. Është një tre frontet që po punohet. Zona terminalit në kërkesat fillesatre ka qenë për 500 m2, duke ndjekur ritmin e turizmit është katërfishuar. Po punohet te pista, rrugët lidhëse, terminali, qëndra kontrollit dhe zjarrfikëset”, thotë drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil.

Kështu do të duket kulla e vrojtimit dhe terminali i Aeroportit të Vlorës. Por teksa këto godina po marrin formë, ka nisur puna për prokurimin e pajisjeve të tyre.

Pasi të mbarojë ndërtimi, faza e katërt është çertifikimi dhe faza e pestë është operimi. Ndërkohë po prokurohen autobusët, shkallët lëvizëse, makinat zjarrëfikëse, çdo gjë që kërkohet si infrastrukturë për të operuar aeroportin”.

Këto ditë janë hedhur themelet, por autoritetet premtojnë se godinat do të përfundojnë shumë shpejt.

Pas 30 ditësh, pas 60 ditësh do gjeni gjithmonë e më tepër ndërtesa. Do shikoni kullën 36 metra të lartë. Shumë shpejt njerëzit do ta prekin jo vetëm pistën, jo vetëm terminalin por do marrin një lloj hinti se si do jetë forma e tij”.

Sipas kreut të Autoritetit te Aviacionit Civil, pritshmëritë janë që operimin ky aeroport ta nisë me mbi 1 milionë pasagjerë duke sjellë një impakt të rëndësishëm për zonën, në veçanti për industrinë e turizmit.

Është tre herë më tepër sesa planizimi, më shumë para në ekonmi, më shumë punësime dhe turizëm”.

Me hapjen e aeroportit dhe tunelit të Llogarasë, plazhet e bukura të jugut priten të thithin një numër gjithnjë e më të lartë pushuesish.

Me një sipërfaqe prej 309 hektarësh dhe pistë prej 3.2 km, Aeroporti i Vlorës do të jetë më i madhi në vend dhe do të ketë edhe një terminal kargo.

Projekti do të kushtojë 104 milionë Euro, ndërsa fluturimi i parë është planifikuar të bëhet në Pranverë të 2025.

Në funksion të aeroportit do të jenë edhe dy hidrovore, që të shmangen përmbytjet dhe operimi i aeroportit të vazhdojë pa ndërpreje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...