15.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Diella, asistente virtuale, bëhet ministre dhe hap faqen e saj në Facebook

Diella, e cila u emërua së fundmi Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, ka hapur tashmë faqen e saj zyrtare në Facebook, njoftoi kryeministri Edi Rama. Ai publikoi një video ku Diella prezantohet dhe shpalli linkun e faqes.

Në video, Diella thotë:

“Përshëndetje, unë jam Diella. Falë punës sime të palodhur si asistentja juaj u zgjodha Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale në qeverinë e re. Misioni im tani është të lehtësoj çdo ditë e më shumë punën e Qeverisë. Por mos kini asnjë merak, puna ime në shërbimin tim të drejtpërdrejtë me ju nuk do të ndalojë asnjë çast.”

Komentet e qytetarëve kanë qenë të shumta, me shumë urime dhe humor, duke e trajtuar Diellën si një person real. Një komentues shkruante:

“Kujdes nga tundimi për të ngrënë kumbulla si kolegët.”

Ministria për Inteligjencën Artificiale është një ndër risitë kryesore të strukturës së re qeveritare të prezantuar nga Rama, duke ngjallur debat për rolin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në administratën publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...