34.3 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Peqin/Finalizohet operacioni “Syri i natës”, 5 persona arrestohen për drogë dhe armë pa leje

Policia e Peqinit, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Syri i natës”, duke goditur një rrjet kriminal të kultivimit të bimëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat i operacionit, janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas, të cilët janë:
• Qemal Kaseja, 67 vjeç,
• Qazim Kaseja, 24 vjeç (babë e bir, banues në fshatin Karinë),
• Erges Juba, 37 vjeç, banues në Peqin,
• Altin Haskasa, 31 vjeç,
• Ali Haskasa, 59 vjeç (babë e bir, banues në fshatin Garunjë e Vogël).

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 32 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi A. J.

Gjatë operacionit u asgjësuan 112 bimë narkotike të kultivuara në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave” në fshatin Karinë, ndërsa nga kontrolli i banesave janë sekuestruar:
• 1 armë zjarri kallashnikov,
• 2 pistoleta me municion luftarak,
• 1 armë gjuetie,
• kapsolla detonatore me fitil zjarrpërcjellës,
• thika dhe targa automjeti.

Operacioni vijon për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale, kapjen e shtetasve në kërkim dhe identifikimin e të tjerëve të përfshirë.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprat penale:
• Prodhimi dhe shitja e narkotikëve,
• Kultivimi i bimëve narkotike,
• Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit,
• Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë,
• Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...