14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Dijonis Biba “thyen heshtjen” pas zhurmës në rrjet: “Nuk kam vendosur asnjë bast, mos hapni panik kot!”

Fituesi i spektaklit “Ferma VIP”, Dijonis Biba, ka reaguar publikisht pas zërave që qarkulluan në rrjete sociale, ku thuhej se ishte arrestuar apo po hetohej nga policia, për shkak të një basti prej 55 mijë eurosh.

Gjithçka nisi pasi Biba shpërndau në Instagram një skedinë fituese, ku ishin vënë 10 mijë euro për fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë, me një fitim total prej 55 mijë eurosh. Pas publikimit të fotos, rrjetet shpërthyen me pretendime se basti ishte vendosur prej tij, duke ngritur dyshime për shkelje të ligjit, pasi bastet sportive janë të ndaluara në Shqipëri.

Por Biba vendosi të reagojë menjëherë, duke hedhur poshtë çdo akuzë. Në një postim në InstaStory, ai ka ripostuar foton e skedinës me mbishkrimin:

“Heu kush e ka fut kyt bilet more?”

Mbi të, ai ka shkruar:

“Në asnjë moment nuk kam thënë që e kam vendos un. Pse hapni panik kot.”

Me këtë reagim, Dijonis Biba ka sqaruar se nuk është ai personi që ka vendosur bastin, duke i dhënë fund spekulimeve për hetim apo arrestim.
Fituesi i “Ferma VIP” duket se po zgjedh të qëndrojë larg zhurmës, ndërsa rrjetet vijojnë të komentojnë historinë që u bë virale brenda pak orësh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...

Trump kërcënon Iranin: “Mund ta godasim sërish ishullin Kharg”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit,...

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit më të ndjeshme emocionalisht

0
Në astrologji, disa shenja të zodiakut njihen për ndjeshmërinë e tyre të lartë emocionale dhe mënyrën intensive se si përjetojnë situatat e jetës. Ja...

Ministri i Jashtëm i Iranit: “Nuk kemi kërkuar armëpushim apo negociata me SHBA”

0
Ministri i Jashtëm i Irani, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Teherani nuk ka kërkuar asnjëherë armëpushim apo negociata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,...

Nadire Meçorapaj fiton drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Vlorë

0
Procesi i zgjedhjeve për kryetarin e degës së Partia Demokratike e Shqipërisë në Vlorë është mbyllur me fitoren e Nadire Meçorapaj. Sipas rezultateve përfundimtare, Nadire...