10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Diplomati rus tregon planin e frikshëm të Putin-it,“Ka në plan të sakrifikojë 20 milionë njerëz”

Diplomati rus në mërgim, Boris Bondarev zbuloni planin e Vladimir Putin. Ai tha se presidenti rus do të sakrifikonte 20 milionë ushtarë rusë për të fituar luftën me Ukrainën dhe për të siguruar mbijetesën e tij politike. Bondarev , i cili u largua nga misioni i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara në Gjenevë për shkak të luftës, tha për Sky News se “fati i Putinit ka mbaruar”.

Duke folur për Beth Rigby, ai tha: “Mendoj se 20 vitet e tij në pushtet kanë qenë shumë me fat për të. “Ai nuk është i zgjuar, ai është thjesht me fat. Tani mendoj se fati i tij ka mbaruar.” Bondarev, i cili ka punuar në çarmatimin bërthamor, përshkroi nivelin e dëshpërimit të Putinit duke thënë se ai është i përgatitur të shohë më shumë se një të dhjetën e popullsisë të vrarë në konflikt.

“Pas humbjes së luftës, ai do të duhet t’i shpjegojë elitave dhe popullatës së tij pse ndodhi kështu dhe do të ketë vështirësi në shpjegimin e kësaj. “Dhe pas kësaj mund të ketë përpjekje nga opozita për ta rrëzuar, ose ai do të përpiqet të pastrojë vartësit e tij duke i bërë fajtor për problemet e shkaktuara. Do të ketë një periudhë trazirash të brendshme”, parashikoi Bondarev.

“Nuk duhet të keni asnjë dyshim për këtë, ai mund të sakrifikojë 10 ose 20 milionë rusë vetëm për të fituar këtë luftë dhe vetëm për të masakruar të gjithë ukrainasit sepse është çështje parimore. Është çështje mbijetese politike për të. Duhet ta kuptoni se nëse ai e humb luftën, do të jetë fundi për të”, shtoi ai. Vendimi i Putinit për të zgjeruar forcat ruse me 137,000 trupa vitin e ardhshëm ka çuar në akuza se ai po i çon rekrutët e rinj dhe të papërvojë drejt vdekjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Plumbat ta morën jetën…” – Elijona prek me mesazhin për xhaxhain e ndjerë

0
Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka ndarë një mesazh tejet të ndjerë në rrjetet sociale, duke kujtuar xhaxhain e saj që humbi...

Vritet në atentat futbollisti 21-vjeçar në Stamboll, mendohet të jetë përfshirë me ish...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Stamboll, ku futbollisti i ri Kubilay Kaan Kundakci ka humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri. Sipas raportimeve,...

“U manipulova dhe u mashtrova” – Mette-Marit reagon për lidhjen me Jeffrey Epstein

0
Princesha e Norvegjisë, Mette-Marit, ka shprehur publikisht pendesën e saj për miqësinë e dikurshme me financierin amerikan Jeffrey Epstein, duke deklaruar se ishte manipuluar...

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...