23.1 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Vdekja e Lear Kurtit, reagon Avokati i Popullit: “Kemi ngritur një ekip që është dërguar për të kryer një hetim paraprak”

Avokati i Popullit ka reaguar pas vdekjes së 32-vjeçarit, Lear Kurti pak para mesnatën e së mërkurës (19 tetor).

Avokati i Popullit shprehet se ka ngritur një ekip që është dërguar për të kryer një hetim paraprak mbi ngjarjen, teksa u bëri thirrje autoriteteve “për një hetim të shpejtë, të paanshëm e të drejtë të ngjarjes për të nxjerrë në dritë të vërtetën, si dhe për zero tolerancë ndaj shkeljes së të drejtave të qytetarëve”.

Njoftimi i plotë

Institucioni i Avokatit të Popullit është njohur nga raportimet në media në lidhje me vdekjen e një shtetasi 32 vjeçar pas ndalimit të tij nga Policia e Shtetit gjatë mbrëmjes së djeshme.

Sipas raportimeve, autoritetet kanë ndjekur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.00 qytetarin L.K. të moshës 32 vjeç, pasi ai nuk i është përgjigjur thirrjes për t’u identifikuar. Pasi është kapur, qytetari është dërguar në mjediset e Komisariatit nr.3 në kryeqytet por sipas pretendimeve të Policisë, ai ka paraqitur probleme shëndetësore e është dërguar në spital, ku më pas ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, Avokati i Popullit në cilësinë e Mekanizmit Kombëtar kundër Torturës dhe trajtimit çnjerëzor, ka ngritur një ekip që është dërguar për të kryer një hetim paraprak mbi ngjarjen.

Ekipi ka vënë kontakt dhe ka intervistuar zyrtarët policorë të përfshirë në ngjarje dhe ka marrë pretendimet e tyre.

Gjithashtu ekipi i Avokatit të Popullit ka këqyrur dokumentacionin përkatës dhe ka nisur një hetim administrativ mbi ngjarjen, për të cilën është duke u kryer paralelisht edhe një hetim i brendshëm nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore.

Avokati i Popullit ka konstatuar se materialet filmike të shoqërimit të qytetarit në mjediset e Komisariatit si dhe ato që sipas raportimit të policisë janë marrë në mjediset e jashtme, nga kamera private në momentin kur qytetari është ndaluar dhe ndaj tij po kryheshin verifikime, janë marrë në dorëzim nga institucionet hetuese. Pas hapave të parë hulumtues Institucioni po kryen veprime të thelluara në lidhje me çështjen.

Avokati i Popullit në vijimësi ka kërkuar zbatimin rigoroz të të drejtave të qytetarëve por edhe detyrimeve të Policisë së Shtetit në lidhje me shkakun e shoqërimit dhe trajtimin e të shoqëruarve apo të ndaluarve.

Institucioni vazhdimisht ka ngritur shqetësime në lidhje me këtë çështje dhe ka kërkuar marrjen e masave konkrete.

Avokati i Popullit i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe u bën thirrje autoriteteve për një hetim të shpejtë, të paanshëm e të drejtë të ngjarjes për të nxjerrë në dritë të vërtetën, si dhe për zero tolerancë ndaj shkeljes së të drejtave të qytetarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...