12.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Disa persona nuk i prek gripi kurrë, ja pse duken si të paprekshëm

Edhe pse jetojmë në të njëjtin ambient, disa persona nuk shfaqin asnjëherë simptomat e të ftohurit, apo nuk preken nga gripi. Padyshim që ky fakt na bën kuriozë. Ndërsa disa prej nesh, me ndryshimin e temperaturave fillojmë teshtimat, kemi rrufë, hundë të bllokuara, dhe kollë, disa të tjerë, duket se janë të paprekshëm nga i ftohti apo gripi.

Po si ndodh kjo? Cili është sekreti ti tyre? Në fakt, përgjigjja më e thjeshtë do të ishte: është gjenetike.

Sipas një studimi 24-vjeçar të realizuar nga Universiteti i Harvardit, rezultatet e të cilit u publikuan javën e kaluar, binjakët janë të predispozuar të preken nga të njëjtat sëmundje, duke treguar se ADN-ja është përgjegjëse për 40% të sëmundjeve.

Eksperti i sëmundjeve respiratore, Ron Eccles, është i bindur se gjenetika është arsyeja kryesore pse disa njerëz nuk preken asnjëherë nga viruset e të ftohtit apo gripit.

“Ne të gjithë kemi lindur me një sistem imunitar unik, ashtu siç janë unike edhe shenjat e gishtave. Edhe ata që nuk preken nga gripi, janë të infektuar nga virusi, por sistemi i tyre imunitar e vret virusin, duke mos zhvilluar simptomat.”,- thotë ai.

Viruset e zakonshme të gripit apo të ftohurit prekin hundën, fytin, laringun, kordat zanore dhe sinuset.

Përpos gjenetikës, për të patur një mbrojtje më të mirë ndaj viruseve të gripit apo të ftohurit, ekspertët sugjerojnë një dietë të pasur me fibra, fruta dhe perime: të hiqet dorë nga duhani dhe alkooli, si dhe të reduktohet stresi. Këto elemente ndikojnë në forcimin e sistemit imunitar

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...