8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Dita e Pavarësisë së ShBA/ Ruçi uron Pelosin: “Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe mbeten garantët e mbijetesës së kombit shqiptar”

Me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Presidentes së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Në mesazhin e tij, Ruçi thotë se Kushtetuta, Deklarata e Pavaresise dhe demokracia amerikane “janë referencat më domethënse për ndërtimin e shtetit demokratik, mbrojtjen e lirisë së popujve dhe të qytetarëve, garantimin e sigurisë dhe paqes së përbotshme, mbështetjen e zhvillimit dhe të mirëqenies së kombeve dhe popujve të vegjël”.

Mesazhi i Ruçit

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, Ju dërgoj urimet më të ngrohta me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kësaj ngjarjeje madhore jo vetëm të historisë së ShBA, por edhe të historisë dhe zhvillimeve botërore.

Deklarata e Pavarësisë dhe themelimi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte një bekim për kombin e madh amerilkan, por edhe për të gjithë popujt liridashës e paqedashës në të gjithë planetin.

Asnjë komb tjetër nuk ka arritur që në rreth dy shekuj e gjysem pavarësi e demokraci të shndërrohet në demokracinë më të madhe, më të fuqishme, më frymëzuese dhe në sistemin e referimit të kombeve që aspirojnë dhe ndërtojnë demokracinë në vendet e tyre.

Deklarata e Pavarësisë, Kushtetuta Amerikane dhe Demokracia Amerikane janë referencat më domethënse për ndërtimin e shtetit demokratik, mbrojtjen e lirisë së popujve dhe të qytetarëve, garantimin e sigurisë dhe paqes së përbotshme, mbështetjen e zhvillimit dhe të mirëqenies së kombeve dhe popujve të vegjël. Ekzistenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës na bën të gjithë të ndjehemi të barabartë në përpjekjet tona për zhvillim, demokraci, siguri, stabilitet e paqe.

Këtë rol vendimtar të Shteteve të Bashkuara për zhvillimin, demokracinë dhe paqen në botë e ndjejmë veçanërisht ne, shqiptarët. Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe mbeten garantët e mbijetesës së kombit shqiptar gjatë udhëkryqeve të historisë sonë kombëtare, inspirusesit dhe mbështetësit e hyrjes së Shqipërisë në rrugën e lirisë dhe të demokracisë, pas diktaturës komuniste, dhe udhëheqësit e botës demokratike në luftën për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zgjedhja më e mençur që ka bërë Shqipëria, në rrugën e saj si një kontribuese për zhvillimin, paqen dhe sigurinë në rajon e më gjerë.

Unë dhe Kuvendi i Sgqipërisë jemi krenarë për bashkëpunimin me Dhomën e Përfaqësuesve dhe lidershipin Tuaj dhe jemi të bindur se ky bashkëpunim do të vijë duke u zgjeruar e thelluar në të ardhmen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...