8.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Dita e Rinisë/ Erisa Xhixho: “Fenomeni i emigracionit ka marrë përmasa alarmante, të rinjë janë të parët që ikin sepse nuk kanë shpresë”

Në Ditën e Rinisë, nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka ngritur shqetësimin e shpopullimit të vendit dhe ikjen e të rinjve.

Me anë të një deklaratë për mediat, Xhixho thekson se qeveria nuk ka prioritet që ti sigurojë qytetarëve të ardhmen në Shqipëri, por kërkon vetëm të vjedhë përmes tenderave pa garë dhe inceneratorëve.

“Skema mafioze e inceneratorëve, koncesionet dhe tenderat pa garë janë mjeti i saj për të çuar para nē xhepat e vet e të klientëve të vet, ndërsa shqiptarët nuk përballojnë dot muajin”, thotë Erisa Xhixho.

Deklarata e plotë e nënkryetares së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho

Dita e Rinisë i gjen të rinjtë shqiptarë pa përkrahje dhe pa shpresë. Fenomeni i emigracionit ka marrë përmasa alarmante, të rinjë janë të parët që ikin.

Përmasat e kësaj drame dalin në shifrat e Eurostatit. Pjesa dërrmuese e aplikimeve për azil në vendet e BE janë të rinj. 78% e azilkërkuesve i përkasin moshës nën 34 vjeç.

79% e studentëve shqiptarë dhe 59% e maturantëve dëshirojnë të largohen nga vendi. Nga ana tjetër, 95% e atyre që studiojnë jashtë nuk dëshirojnë të kthehen.

Ikin sepse janë zhgënjyer, ikin sepse nuk kanë shpresë.

Rritja e dëshirës për emigrim zbulon dobësitë strukturore të ekonomisë dhe politikave, në veçanti atyre që lidhen direkt me të rinjtë.

Ndërsa Shqipëria zbrazet nga grupmosha më vitale, kryeministri Rama mjaftohet duke thënë se nuk i ndalon dot.

Nuk harton dot politika efektive per punësimin e te rinjve, nuk u garanton arsim cilësor dhe as mbështetje ekonomike.

Sepse kjo qeveri ka prioritete të tjera.

Skema mafioze e inceneratorëve, koncesionet dhe tenderat pa garë janë mjeti i saj për të çuar para nē xhepat e vet e të klientëve të vet, ndërsa shqiptarët nuk përballojnë dot muajin.

Me mijëra të rinj i drejtohen vendeve të Europës dhe Britanisë çdo vit. Mijëra të tjerë ëndërrojnë ta bëjnë.

Partia e Lirisë e ka parë arsimin dhe mbështetjen e të rinjve si mjetin më efektiv për të luftuar shpopullimin.

Katër amendamente për projekt-buxhetin e vitit 2023, përmes të cilave kërkuam mbështetje për nxënësit, pedagogët, mësuesit dhe studentët u hodhën poshtë nga maxhoranca me forcën e kartonit.

I kërkuam kësaj qeverie të rrisë pagat e pedagogëve në nivele të krahasueshme me Kosovën, të mbështesë studentët me 100 euro në muaj, të rrisë pagat e mësuesve dhe të garantojë realisht tekste te rinj falas për nxënësit.

Asnjë prej këtyre propozimeve nuk u mbështet, sepse maxhoranca qeverisëse ka halle të tjera.

Qeveria të vetmet ligje që nxiton të sjellë në Parlament janë ato që pastrojnë paranë e krimit dhe korrupsionit.

Të nderuar qytetarë,

Më 8 dhjetor 1990 studentët dhe pedagogët e Universiteteve të Tiranës, u bënë nismëtarë e protagonistë të kthesës së madhe historike të Shqipërisë dhe shembjes diktatures komuniste.

Ndaj sot duhet të bëjmë çdo sakrificë që kjo tragjedi të ndalet dhe të rinjtë të ndërtojnë jetën e tyre nē atdheun e tyre.

Duhet të bëjmë gjithçka që kjo qeveri që u ka vrarë shpresën të rinjve të largohet.

Duhet të ndërmarrim çdo aksion që ky kryeministër armik i të rinjve të largohet një orë e më parë.

Thirrja mitike “ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa” edhe sot pas 32 vitesh buçet e na ngarkon me përgjegjësi shumë më të mëdha të gjithëve ne.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Plumbat ta morën jetën…” – Elijona prek me mesazhin për xhaxhain e ndjerë

0
Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka ndarë një mesazh tejet të ndjerë në rrjetet sociale, duke kujtuar xhaxhain e saj që humbi...

Vritet në atentat futbollisti 21-vjeçar në Stamboll, mendohet të jetë përfshirë me ish...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Stamboll, ku futbollisti i ri Kubilay Kaan Kundakci ka humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri. Sipas raportimeve,...

“U manipulova dhe u mashtrova” – Mette-Marit reagon për lidhjen me Jeffrey Epstein

0
Princesha e Norvegjisë, Mette-Marit, ka shprehur publikisht pendesën e saj për miqësinë e dikurshme me financierin amerikan Jeffrey Epstein, duke deklaruar se ishte manipuluar...

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...