25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Nga shembja e paligjshme e Prestige Resort dhe agresioni ndaj tij, Berisha takim me ish-Presidenti kroat

Ish-Presidenti kroat, Stipe Mesiç ndodhet sot në Tiranë, ndërsa është pritur në takim nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Ky i fundit, dy ditë pas sulmit në protestën e opozitës, priti në zyrën e tij ish-presidentin kroat, ku e informoi për zhvillimet e fundit në vend, që nga shembja e paligjshme e Prestige Resort dhe agresioni ndaj tij.

Ish-kryeministri shihet se mban syze dielli, pasi në fytyrën e tij ka ende shenja nga grushti i Gert Shehut, i cili e goditi teksa Berisha po marshonte së bashku me protestuesit në bulevard.

Kreu i PD ka deklaruara para ish Presidentit kroat, se personi që ishte zgjedhur për ta sulmuar është një informator i policisë kriminale.

Berisha u ndal tek shembja e “Prestige Resort”, per te cilin tha se u shemb me 70 kg tritol në prag të Samitit të BE.

“Ai i vendosi 70 kg tritol një hoteli shumë të bukur, vetëm e vetëm për ta poshtëruar atë në prag të Samitit. Mendonte se zhurma e samitit do ta shuante atë.  Personi i zgjedhur që do më godiste është informator i policisë kriminale, me të cilin është marrë një nga figurat më të zeza të historisë së shtetit shqiptar”, u shpreh Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...