5.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Dita e shumëpritur erdhi”/ Luçiano Boçi për protestën e sotme: “Ndal talljes e përçmimit të Ramës me fëmijët tanë”

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi, një ndër dy nënkryetarët e partisë ka reaguar për protestën e thirrur sot në orën 16:00.

Sipas tij, 12 nëntori është dita e shumëpritur, “ditë shprese e jete”.

POSTIMI I PLOTE I LUÇIANO BOÇIT

ERDHI DITA

Dita e shumëpritur erdhi!
Është ditë shprese e jete.
Ditë e qytetarit që kërkon të dëshmojë që në këtë vend ka njerëz që e duan familjen, shoqërinë, atdheun!

Dita e shprehjes së zemërimit e revoltës ndaj mijëra padrejtësive!

Dita për të dëshmuar lirinë e dëshirën për të qenë dinjitozë dhe krenarë!

Dita për të ndalur çmendurinë e regjimit!
Për t’i thënë ndal shpopullimit!
Ndal vjedhjes dhe grabitjes!
Ndal qeverisë së korruptuar!
Ndal varfërisë e mjerimit!
Ndal vrasjes së të ardhmes!

Ndal arrogancës e brutalitetit ekonomik!

Ndal talljes e përçmimit të Ramës me fëmijët tanë, rininë, prindërit, mësuesit, pedagogët, mjekët, profesionistët, fermerët, biznesin, emigrantët!

Ndal revanshit të së keqes që ka pushtuar çdo cep të këtij vendi!
Të gjithë në protestë!

Të gjithë solidarë për të zbritur nga froni politikën antiqytetare, politikën arbitrare, politikën që instalon regjimin, politikën që shkatërron vendin e jetën!

Duam një politikë me pamje njeriu, me shpirt njerëzor, një politikë shërbyese dhe të përulur, politikë që zgjidh probleme dhe që krijon të mira dhe tregon përkujdesje!
Regjimeve u ka ikur koha!

Kjo është dita të nisim bashkë shkërrmoqjen e rrëzimin e pushtetit të kalbur që ushqehet me ligësi e poshtërsi!

Është dita e qytetarit të ndershmën dhe të përkushtuar!
Erdhi dita!

Qytetarë mos mungoni në ditën tuaj!
Shqipëria duhet shpëtuar!

Ne jemi aty me ju me misonin tuaj!

#Shqipërianërrezik

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...