26.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

DJ Dagz flet për raportin me Donaldin: Po të ishim jashtë do e kishte pësuar keq

Pas eliminimit të martën mbrëma nga loja zinxhir, DJ Dagz ditën e sotme dha intervistën e parë për “Big Brother VIP FunClub” ashtu siç është edhe marrëveshja, ai ka folur për lojën që u zhvillua ku doli në nominim me të dashurën e tij, Einxhel Shkirën.

Arbër Gumnishta i njohur si DJ Dagz u shpreh se është ndjerë i prekur nga zgjedhjet e banorëve e sidomos të aktorit, Donald Veshaj me të cilin tha se ka pasur raport shumë të mirë.

“Nëse do të kishta qenë brenda, do të kisha vepruar si Einxhel, ndoshta edhe më keq. Ajo që bëri Donaldi është shumë e rëndë për mua. Nëse do të kishte ndodhur jashtë do të ishta prekur shumë, por e gjykoj si format “Big Brother VIP” që në fund të fundit është një lojë. Unë këtu nuk çuditem për asgjë dhe për asnjë.”– tha ai.

Ndërkohë, ai theksoi se asnjëherë nuk ka ndërhyrë në debatet midis Donaldit dhe Einxhel dhe ka pritur nga Donaldi që të kujdeset për të, siç do të kujdesej dhe ai për Beatrix.

“Do të doja t’i kisha thënë Donaldit që ai ka një vëlla jashtë që mund të kujdeset për Trixën, të njëjtën gjë e pres dhe nga ai në lidhje me Einxhel. Nëse në jetën jashtë dikush do të ishte sjellë si Donaldi me të dashurën time, do ta kishte pësuar shumë keq”, përfundoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...