17.5 C
Tiranë
Wednesday, November 20, 2024
spot_img

“Djali kërkonte nënën e tij deri në momentet e fundit”,Rrëfimi i farmacistes që ndihmoi për shpëtimin e Martin Canit

Martina Mici, farmacistja që ndërhyri në mënyrë heroike për të transportuar në spital 14-vjeçarin Martin Cani, i cili u godit për vdekje me thikë, ka dhënë një dëshmi prekëse mbi ngjarjen tragjike.

Ajo tregon momentet e para kur pa grumbullimin e njerëzve dhe kuptoi se diçka e rëndë kishte ndodhur. Mici përshkruan sesi reagoi shpejt, duke u afruar pranë të miturit, i cili ishte i shtrirë përtokë, i gjakosur, por ende me shenja jete.

Ishte një ngjarje horror. Djali lëvizte kokën, kishte pulsin e dobët dhe rënkonte duke kërkuar nënën e tij,” tha ajo.

Duke parë vonesën e ambulancës për shkak të trafikut të rënduar, Mici, së bashku me një zonjë dhe një burrë tjetër, e futën djalin në makinën e një kalimtareje dhe nisën udhëtimin drejt spitalit. Një djalë tjetër ndihmoi duke mbajtur plagën me një bluzë për të ndalur gjakderdhjen.

E çuam me shpejtësi drejt QSUT-së, ndërsa unë hapja rrugën me makinën time. Ishte një garë me kohën. Djali kërkonte nënën e tij deri në momentet e fundit,” rrëfen farmacistja mes lotësh.

Pasi arritën në spital, Martin Cani u fut në sallën e operacionit, por plagët e rënda në kraharor, me një thikë që kishte depërtuar deri në zemër, rezultuan fatale.

Farmacistja kujton edhe kontaktin me babanë e Martin Canit, të cilit nuk i tregoi për gjendjen kritike të djalit, duke thënë vetëm se ai ishte plagosur në shpatull.

Bëmë maksimumin tonë si qytetarë. Për fat të keq, Martini nuk ia doli. Ishte një ngjarje që nuk do ta harroj kurrë,” përfundoi ajo

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT