Katër banorët më të vjetër të “Big Brother VIP 5”, Selin, Brikena, Mali dhe Miri, kanë përjetuar 100 ditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, dhe Vëllai i Madh ka vendosur t’i surprizojë.
Sot, një zarf i bardhë i ka paralajmëruar ata për një përvojë të veçantë jashtë shtëpisë. Në mesazhin e Vëllait të Madh shkruhej:
“Banorë, kanë kaluar 100 ditë që nga momenti që shtëpia e ‘Big Brother VIP 5’ ndezi dritat për herë të parë. Për katër prej jush që keni qenë pjesë që nga dita 1, këto kanë qenë 100 ditë me përballje, lot, të qeshura dhe kujtime që do mbeten gjatë. Brikena, Mali, Miri, Selin, duke qenë se jeni banorët më të vjetër të shtëpisë, mbrëmja e sotme për ju do të jetë ndryshe. Vëllai i Madh ju njofton se do të dilni për herë të parë jashtë shtëpisë. Ju pret një xhiro me makinë.”
Kjo surprizë pritet të sjellë emocione dhe momente të veçanta për katër banorët, duke shënuar një etapë të re në rrugëtimin e tyre në këtë reality show.






