17.5 C
Tiranë
Monday, May 25, 2026
spot_img

“Qeveria po lejon institucionalizimin e call centerave mashtrues” – Alarmi i Belind Këlliçit në Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ngriti sot shqetësimin për rritjen e aktivitetit të call centerave mashtrues dhe për “kanabizimin” e vendit, duke akuzuar qeverinë për inaktivitet dhe mungesë kontrolli.

Nga foltorja e Kuvendit, Këlliçi u shpreh:

“Pas kanabizimit masiv të vendit, trafikut të drogave të forta, konsolidimit dhe forcimit të grupeve dhe familjeve kriminale me bekimin e qeverisë, Shqipëria është vendi i preferuar për call centerat mashtrues. Ky është një biznes i mirëfilltë që vijon pa u ndalur, pavarësisht denoncimeve nga institucionet vendase e të huaja dhe emisionet investigative si Le Iene në Itali apo Piranja në Shqipëri.”

Deputeti ngriti shqetësimin edhe për licensimin e një banke online në vend, Jet Bank, dhe lidhjet e mundshme të themeluesve Idan Avishai dhe Saniel Sanilevich me platformat Forex, duke theksuar se Banka e Shqipërisë nuk ka dhënë përgjigje të qartë për të gjitha pyetjet e tij:

“Banka e Shqipërisë ka konfirmuar se ka dhënë miratimin paraprak për licensimin e Jet Bank, por shmang pyetjen nëse themeluesit kanë lidhje me platformat Forex. Pra, ose nuk e kupton kërkesën, ose qëllimisht keqinformon publikun dhe parlamentin.”

Këlliçi ftoi ekspertët dhe qytetarët të bëhen pjesë e këtij debati, ndërsa kritikoi qeverinë dhe agjencitë ligjzbatuese:

“Sa për qeverinë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, sigurisht nuk kam shpresë se do të bëjnë detyrën e tyre. Nëse ka paligjshmëri dhe biznes kriminal, dihet se i pari që ka mbyllur një sy apo e ka dhënë bekimin, është vetë kryeministri Edi Rama.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 25 Maj 2026

0
♈ Dashi Ke shumë energji, por duhet ta kontrollosh impulsivitetin. Vepro me mendje të ftohtë. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Mos u përfshi në debate që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 25 Maj 2026

0
Më 25 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte tipike të fundpranverës që në disa zona i...

Gjykata lë në burg Adnan Galicën | Avokati: ‘Vuan nga skizofrenia dhe epilepsia’ –...

0
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën “arrest me burg” për 36-vjeçarin Adnan Galica, i dyshuar si shkaktar i aksidentit tragjik ku humbi jetën 62-vjeçari...

Rikthehet ‘ura’ e kokainës drejt Europës | Arrestimi i Ervin Matës në Brazil zbardh...

0
Arrestimi në Brazil i të dyshuarit shqiptar për trafik droge, Ervin Mata, ka rikthyer në fokus rolin në rritje të grupeve kriminale nga Ballkani...

Alibej rrëfen vrasjet: ‘Ishin në pritë, po qëllonin gjatë gjithë kohës…’ | Deklaratat e...

0
Erjon Alibej, i penduar i drejtësisë, ka dhënë dëshmi të detajuara lidhur me vrasjen e vëllezërve Haxhia, duke përshkruar momentet e ngjarjes dhe rolin...