12.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“Dora e fshehtë e krimit të organizuar”, Karamuço reagon pasi u kryqëzua se zbuloi lajmin për videot intime

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka reaguar për herë të parë pas kritikave në drejtim të tij, pasi zbuloi se në telefonat e gazetarëve dhe personazheve të tjerë qarkullonte një video erotike e një prej femrave më të njohura të “showbizit” shqiptar.

Menjëherë pas deklaratës së Karamuços, në rrjetet sociale u aludua se bëhej fjalë për një video të moderatores së njohur Luana Vjollca. Madje disa shkuan më tej duke aluduar se video kishte dalë nga telefoni i Ervis Martinajt, që ndodhet i sekuestruar në SPAK.

Reagimet nga komuniteti i gazetarëve dhe jo vetëm, ishin të menjëhershme dhe në disa raste edhe kritike ndaj kolegut të tyre Karamuço. U tha se video s’ka dalë nga SPAK, aq më tepër nga telefoni i Martinajt. Madje u tha edhe se video nuk është fare autentike por një montazh.

Lidhur me të gjithë këtë situatë kontroverse, ka reaguar vetë Karamuço. Eksperti i sigurisë e adresoi këtë temë, duke thënë se rrëmuja pas deklaratës së tij është krijuar nga “dora e fshehtë e krimit të organizuar” që mundohet ta vendosë atë në pozitë të vështirë.

Karamuço tha se teksa ka zbuluar detajin për videon që qarkullon, nuk ka përmendur as emër personazhi, e as telefonin apo burimin nga ka rrjedhur video. Spekulimi sipas tij është bërë nga ata që duan të zhvendosin vëmendjen.

“Në Shqipëri ka një dorë të madhe të fshehtë, e përbërë nga anëtarë të krimit të organizuar. Që kur ne flasim për “SKY” ata duan që të zhvendosin vëmendjen. Kur unë flas për këtë fenomen, pa përmendur as emra, as lidhje, kjo dorë e fshehtë inskenon diçka duke më vënë në pozitë të vështirë mua.

Ju montojnë video dhe thonë ja, ky është ai që nuk është më i besueshëm. Është ai që vërtet gënjen, mashtron. Denigrojnë figura që flasin. Nuk duhet absolutisht që ne të merremi me gjëra të vogla që nuk i përkasin kësaj vëmendjej. Kjo dorë e fshehtë e ka më të lehtë të nxjerrë gjëra për konsum me të vegjlit, dhe e ka shumë më të vështirë me gjykatësit e prokurorët. Është keqpërdorur dhe unë e drejtoj gishtin te kjo dora e fshehtë e krimit të organizuar”, tha ndër të tjera Karamuço.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...