35.8 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Albana Vokshi në Asamblenë e Këshillit të Evropës: “Mos-raportimi mbi të drejtat sociale është dështim i llogaridhënies demokratike”

Deputetja e PD dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ngriti sot shqetësimin e fortë për Shqipërinë dhe dy shtete të tjera që nuk kanë paraqitur raport mbi zbatimin e Kartës Sociale Evropiane. Gjatë fjalës së saj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Vokshi theksoi se kjo nuk është një mangësi teknike, por një “dështim serioz i llogaridhënies demokratike”.

“Mos-raportimi minon besueshmërinë e të gjithë sistemit të mbrojtjes së të drejtave sociale dhe tregon se qytetarët nuk po dëgjohen,” deklaroi Vokshi. Ajo shtoi se të drejtat sociale nuk janë dytësore, por shtylla e stabilitetit dhe sigurisë demokratike.

Deputetja paralajmëroi se raportimi i rregullt mbi të drejtat sociale është jetik për të garantuar drejtësi sociale, kushte të denja jetese dhe kohezion shoqëror. Vokshi kërkoi ratifikimin e Kartës së Rishikuar, Protokollit të Ankesave Kolektive dhe Protokollit të Torinos, duke nënvizuar përgjegjësinë e parlamenteve dhe autoriteteve kombëtare për të integruar rekomandimet e Komitetit Evropian në legjislacionin dhe buxhetet kombëtare.

Fjala e Vokshit erdhi në 65-vjetorin e Kartës Sociale Evropiane dhe përforcoi mesazhin e Grupit të Partisë Popullore Evropiane: përforcimi i të drejtave sociale dhe mbikëqyrja demokratike e tyre janë thelbësore për një demokraci të qëndrueshme dhe besimin e qytetarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...

U hodh në liqen për t’u freskuar dhe nuk u kthye më! Zhduket bashkëshorti...

0
Një ditë pushimi në liqenin Vico, në rajonin italian të Lazios, është kthyer në një dramë për ministren italiane të Familjes, Eugenia Roccella. Bashkëshorti...

74 orë shpresë mes rrënojave, por fundi ishte tragjik! Futbollisti argjentinas humb gruan dhe...

0
Futbollisti argjentinas Lucas Trejo është në zi të thellë pasi kërkimet 74-orëshe për bashkëshorten e tij, Yana, dhe dy fëmijët e tyre, të zhdukur...

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...