30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë Krushevcit në Serbinë qendrore, në një nga operacionet më të mëdha të këtij lloji në vend.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, e cilësoi ngarkesën e kapur si “sekuestrimin më të madh të drogës në histori të Serbisë”, me një vlerë të llogaritur prej 7 deri në 10 milionë eurosh. Gjatë aksionit u arrestuan dy persona, ndërsa një i tretë është ende në kërkim. Të arrestuarit dyshohen për prodhim dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve, si dhe për posedim dhe tregtim të paligjshëm të armëve dhe mjeteve plasëse.

Përveç drogës, forcat e rendit gjetën katër pushkë automatike, një raketë që hidhet nga krahu dhe rreth 12,700 euro cash. Sipas Prokurorisë Publike, grupi kriminal kishte magazinuar marihuanën në hapësirat e një kompanie private, nga ku droga do të shpërndahej për shitje në Beograd.

Të dy të arrestuarit janë dërguar në prokurori për pyetje lidhur me aktivitetin kriminal, ndërsa hetimet për të identifikuar dhe arrestuar të tretin vazhdojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...