11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Dorëhiqet Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha: “Vlora do të jetë gjithmonë e para në zemrën time”

Vlorë – Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra me një letër publike të ndjerë, drejtuar qytetarëve vlonjatë dhe Kryeministrit.

Në reagimin e tij, Dredha e konsideron dorëheqjen si një akt reflektimi dhe përgjegjësie, ndërsa shprehet se ky vendim vjen për arsye familjare, personale, politike dhe administrative.

Kam vendosur të paraqes dorëheqjen time nga detyra si Kryetar i Bashkisë së Vlorës.
Pavarësisht sfidave dhe vështirësive, kam jetuar çdo ditë të këtij detyrimi me përkushtim dhe ndershmëri. Megjithatë, besoj se në një moment të caktuar është e rëndësishme të dish të largohesh me dinjitet, për t’i hapur rrugë energjive dhe ideve të reja. Dorëheqja ime vjen si një akt reflektimi dhe përgjegjësie,
” – shkruan ai.

Dredha thekson se dorëheqja nuk nënkupton largim nga përgjegjësia publike, por një hap për të krijuar hapësirë për vizione të reja.

Si djalë i këtij qyteti kaq të dashur, do të shërbej në çdo formë, njësoj siç kam bërë çdo ditë të karrierës sime diplomatike. E vetmja gjë që mbetet e pandryshuar është që Vlora do të jetë gjithnjë e para në zemrën time,” – përfundon ai.

Dredha mori detyrën pas largimit të ish-kryebashkiakut Dritan Leli. Ende nuk dihet se kush do të drejtojë bashkinë pas dorëheqjes së tij, ndërsa pritet reagimi i mazhorancës për emrin e pasardhësit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...