25.2 C
Tiranë
Thursday, August 6, 2026

Rama gati të prezantojë kabinetin e ri qeveritar: “Shqipëria 2030 në BE”

Tiranë – Kryeministri Edi Rama është gati të zbulojë kabinetin e ri qeveritar për mandatin e katërt të Partisë Socialiste. Sot, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të PS-së, pritet që ai të publikojë listën e ministrave që do të formojnë ekzekutivin e ri.

Në një postim në rrjetet sociale mëngjesin e kësaj të enjteje, Rama publikoi një foto nga zyra e tij në Kryeministri, të shoqëruar me përshëndetjen:

“MIRËMËNGJES 🌞 Shihemi në 11:00.”

Krahas prezantimit të kabinetit, Rama pritet të shpalosë edhe prioritetet kryesore të qeverisë për katër vitet e ardhshme. Në fokus do të jetë procesi i integrimit evropian, me sloganin:
“Shqipëria 2030 në BE.”

Sipas burimeve nga brenda PS-së, ndryshimet në kabinet pritet të jenë të rëndësishme, ndërsa Asambleja e sotme shihet si momenti kyç për të përcaktuar drejtimin e qeverisjes në mandatin e katërt socialist.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Enjte, 6 Gusht 2026

0
Për 6 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të mbizotërojë në të gjithë territorin, ndërsa...

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...