19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe i kanosi ata më pistoletë imituese/ 36-vjeçari së bashku me vëllain e tij janë arrestuar nga Policia

Një 36-vjeçar së bashku me vëllain e tij janë arrestuar pasi duke kryer manova të rrezikshme në rrugën Milot-Mamurras kanë kundërshtuar dhe kërcënuar policët.

Në ndjekje të Fation Lika u vunë forcat e posaçme “Shqiponja”, Forca Operacionale e DVP Lezhë dhe shërbimet e Policisë Kurbin.

I riu drejtonte makinën në gjendje të dehur, kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe i kanosi ata më pistoletë imituese.
Njoftimi i Policisë
Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe i kanosi ata më pistoletë imituese, pas disa minutash ndjekjeje kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.
Gjithashtu, vihet në pranga dhe vëllai i tij, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë.
Shërbimet e Policisë Rrugore, në rrugën dytësore Milot-Mamurras, kanë konstatuar një drejtues mjeti që po kryente manovra të rrezikshme dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Pasi shërbimet i kanë bërë shenjë ndalimi, drejtuesi është larguar me shpejtësi duke rrezikuar punonjësit e Policisë.
Pasi janë venë në ndjekje të tij, shërbimet e kanë konstatuar sërish në fshatin Malbardhë, Kurbin, drejtuesin e mjetit, i cili ka kundërshtuar shoqërimin, duke i drejtuar punonjësve të Policisë një armë në dukje zjarri pistoletë dhe me ndihmën e një shtetasi tjetër ka mundur të largohet.
Në ndihmë të Policisë Rrugore kanë shkuar forca e posaçme “Shqiponja”, Forca Operacionale e DVP Lezhë dhe shërbimet e Policisë Kurbin, të cilat falë veprimeve të shpejta kanë arritur të bëjnë identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
-F. L., 31 vjeç, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje, vjedhjes, kundërshtim me dhunë të punonjësit të Policisë dhe K. L.(vëllezër), banues në Kurbin.
Gjatë kontrollit me alkoolmatësin (drager) ka rezultuar se shtetasi F. L. drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë u sekuestrua një pistoletë imituese, me të cilën ky shtetas dyshohet të ketë kanosur punonjësit e Policisë, si dhe 2 automjete.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...