36.4 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Vendet e BE po marrin masat, për të nxitur sa më shumë njerëz që të vaksionohen/ Njerëzit ngrihen në protesta kundër këtyre masave

Gatishmëria për vaksinim po bie, por incidenca e infeksioneve po rritet. Vende të ndryshme në BE po marrin masat, për të nxitur sa më shumë njerëz që të vaksionohen. Por nuk po mungojnë as protesta kundër këtyre masave.

Flatten the curve”, “të ulet kurba” është një ndër sloganet e pandemisë së koronavrusit. Me këtë parullë është fjala për kurbën e infeksioneve të reja ditore. Por aktualisht po ulet një tjetër kurbë: ajo e vaksinimeve të reja. Pasi në fillim të vitit në vendet e BE-së për shkak të mungesës së furnizimit me vaksina ishte i frenuar procesi i vaksinimit, tani vërehet që njerëzit gjithnjë e më shumë po e humbasin gatishmërinë për të marrë vaksinën.

Shumë politikanëve drejtues kjo nuk u pëlqen – për më tepër tani me rritjen e vlerave të incidencës së infeksioneve me variantin Delta të virusit. Në shumë vende si rrjedhojë ka shpërthyer debati, nëse duhet të ketë kufizime të ndryshme për të vaksinuarit dhe të pavaksinuarit, ose nëse duhet vendosur detyrimi për vaksinim, në mënyrë që të krijohet imuniteti i tufës në popullsi.

Në Gjermani ky diskutim po vazhdon, ndërkohë që në vende të tjera janë marrë masat. Kryesisht sa i përket detyrimit për vaksinim për grupe të ndryshme profesionesh. Në shumë vende kanë nisur edhe protestat.

Franca ka shpallur nga shtatori vaksinimin e detyrueshëm duke e vendosur atë si kusht për ushtrimin e profesionit. Në fundjavën e kaluar në Francë protestuan në mbarë vendin mbi 160.000 vetë kundër masave të rrepta ndaj Coronës. Protestuesit janë kundër detyrimit për vaksinim duke e konsideruar këtë si një ndërhyrje në të drejtën e vetëvendosjes. Kryesisht të punësuarit në sektorin e shëndetësisë, të sigurisë dhe shërbimit të emergjencës duhet të vaksinohen në rast të kundërt atyre nuk do t’u lejohet të vazhdojnë punën.

Protestat drejtohen edhe kundër certifikatës digjitale të vaksinimit në BE. Kjo e ashtuquajtur „Pasaportë e gjelbër” provon që personi është i vaksinuar, i shëruar apo është testuar aktualisht me rezultat negativ. Protestat paqësore kanë qenë pjesërisht edhe me eksese duke shkaktuar përplasje me policinë.

Greqia gjithashtu ka vendosur vaksinimin e detyrueshëm. Por edhe në Greqi njerëzit kanë protestuar. Të punësuarve u është lënë afat deri në mes të gushtit që të fillojnë vaksinimin, në rast të kundërt do t’u mbahet paga mujore. Nga shtatori në Greqi hyn në fuqi vaksinimi i detyrueshëm për sektorin e shëndetësisë. Sipërmarrësve që punësojnë personel të pavaksinuar do t’u vendosen gjoba deri në 200.000 Euro. Edhe vizitat në lokalet e gastronomisë si dhe aktivitetet kulturore do të jenë të hapura vetëm për të vaksinuarit.

Kur u miratua ligji përkatës në parlament të enjten (22.07) në mbarë vendin protestuan rreth 5000 vetë. Policia përdori gaz lotësjellës dhe pompa të ujit për ta larguar turmën nga territori përpara parlamentit.

Në Itali gjithashtu ka pasur protesta kundër „certifikatës digjitale të vaksinimit”. Detyrimi për vaksinimin e personelit shëndetësor në Itali është në fuqi qysh nga marsi. Qeveria vendosi që duke filluar nga 6 gushti në shumë mjedise publike të lejohen vetëm të vaksinuarit me pasaportën e gjelbër.

/DW/

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...