17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Drejtoresha e AKSH-it del nga SPAK pas 3 orësh: “Kyç gojën para kamerave”

Pas një interrogatori treorësh në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), drejtoresha e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj, u largua nga selia e prokurorisë.

Para kamerave, ajo refuzoi të bëjë deklarata, duke i “kyçur gojën” gazetarëve dhe duke mos komentuar hetimet që po zhvillohen për procedurat e dyshuara të prokurimit në institucion.

Kujtojmë që në fillim të muajit nëntor, Partia Demokratike ka denoncuar Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit se ka bërë kontrata të dyshimta me vlerë miliona euro.

Sipas Partisë Demokratike janë shpenzuar 7 milionë euro me TVSH gjatë periudhës 2018-2025, duke përdorur procedura të mbyllura dhe pa transparencë, me negocim pa shpallje të njoftimit të kontratës, dhe me të njëjtin përfitues në çdo rast.

Partia Demokratike i ka kërkuar SPAK të nisë menjëherë hetimet për këto kontrata dhe të japë përgjigje për pyetjet thelbësore që prekin interesin publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...