31.5 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Djali i një polici shqiptar dënohet 2 vjet burg në Britani për kokainë dhe kanabis

Gjykata e Kurorës në Oksford ka dënuar me dy vite burg 20-vjeçarin shqiptar Martin Makarjadhi, banues në Broadlands, Netherfield, Milton Keynes, pas shpalljes fajtor për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike të klasit A dhe B, si dhe për drejtim automjeti pa sigurim të detyrueshëm.

Sipas mediave britanike, Makarjadhi ishte kapur duke shitur kokainë dhe kanabis në rrugët e Anglisë. 20-vjeçari kishte hyrë ilegalisht në Britani për të shlyer një borxh prej 15 mijë paundësh dhe gjatë kontrollit, në rrobat e tij të brendshme u gjetën 13 qese me kokainë. Në banesën e tij u sekuestruan edhe 1,000 paund, kanabis dhe pajisje për përgatitjen e drogës. Ai u kap gjithashtu me 6.3 gramë kokainë, me vlerë rreth 640 paund në treg.

Gjyqtari Hassan Khan theksoi:

“Mosha nuk e shpëton nga burgu. Ai është djali i një oficeri policie në Shqipëri.”

Avokati mbrojtës Nick Cotter deklaroi se Makarjadhi vjen nga një familje e mirë, ku i ati është oficer policie dhe e ëma mjeke, dhe se është detyruar nga të tjerët të përfshihej në këtë veprimtari kriminale.

Gjyqtari gjithashtu shtoi:

“E dije shumë mirë që ajo që po bëje ishte e gabuar.”

Gjykata urdhëroi gjithashtu konfiskimin e drogës, telefonit, pajisjeve dhe shumave të parave të sekuestruara, duke bërë të qartë se mosha dhe origjina familjare nuk e shpëtojnë nga ligji.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...