9.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

“Drita mposhti errësirën” – Pano Ruci ndalon grevën e urisë pas 23 ditësh: kërkesat e tij u pranuan

Pas 23 ditësh grevë urie, shqiptari Pano Ruci ka vendosur të ndalë protestën e tij në Sheshin Sintagma të Athinës, pasi autoritetet greke pranuan kërkesat për zhvarrosjen dhe ekzaminimet e reja të trupit të të birit, Denis Ruci, viktimë e tragjedisë hekurudhore në Tempi.

Ruci kishte kërkuar transparencë të plotë në procesin e analizave toksikologjike dhe mjeko-ligjore, duke theksuar se “lufta” e tij ishte për të nxjerrë të vërtetën në dritë.
“Sot drita mposhti errësirën,” deklaroi ai mbrëmjen e së martës, duke falënderuar të gjithë ata që e mbështetën në këtë betejë të vështirë.

Në një prononcim të mëparshëm, Ruci u shpreh se “i ka përjetuar këto ditë me shumë dhimbje dhe lodhje”, por se “mbështetja e njerëzve i ka dhënë forcë të shpresojë”.

Ndërkohë, avokatja e tij, Zoi Konstantopulu, e cilësoi fitoren morale të Rucit si një moment drite pas javësh të errëta heshtjeje institucionale.
“Me forcën e shpirtit të tij dhe të drejtën në anën e tij, Pano Ruci mposhti mekanizmat që donin të groposnin të vërtetën. Dosja me 3.000 faqe, që dokumenton neglizhencat e institucioneve, po rikthehet në qarkullim. Kjo është dëshmia se këmbëngulja dhe guximi i tij nuk ishin të kota,” tha Konstantopulu.

Me këtë zhvillim, dosja e tragjedisë së Tempi pritet të rihapet për ekzaminime të reja, ndërsa Ruci ka deklaruar se do të vazhdojë të ndjekë procesin deri në fund, “derisa drejtësia të flasë plotësisht.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...