1.5 C
Tiranë
Wednesday, April 9, 2025
spot_img

Dua Lipa fiton gjyqin për ‘Levitating’: Nuk ka bërë plagjiaturë

 

Dua Lipa nuk ka më nevojë të mbrojë veten nga akuzat për plagjiaturë. Një gjykatë në Manhattan hodhi poshtë padinë për shkelje të të drejtave të autorit, e ngritur nga kompozitorët L. Russell Brown dhe Sandy Linzer, të cilët pretendonin se kënga e saj ‘Levitating’ ishte kopje e hitit të tyre të vitit 1979 ‘Wiggle and Giggle All Night’.

Gjyqtarja Katherine Polk Failla vendosi se nuk kishte një ‘ngjashmëri thelbësore’ mes dy këngëve, duke i dhënë fund kështu çështjes gjyqësore. Kompozitorët kishin pretenduar gjithashtu se ‘Levitating’ kishte përdorur elemente nga kënga ‘Don Diablo’ e Miguel Bosé (1980), por edhe ky argument u hodh poshtë.

Në vendimin e saj, gjykata theksoi se stili muzikor dhe ndjesia disko nuk mund të mbrohen me të drejta autori, pasi kjo do të kufizonte krijimtarinë në të gjithë zhanrin muzikor. Si referencë, gjykata përmendi edhe çështjen e fituar nga Ed Sheeran vitin e kaluar kundër trashëgimtarëve të Marvin Gaye.

Megjithatë, avokati i paditësve, Jason T. Brown, deklaroi se klientët e tij synojnë ta apelojnë vendimin, duke e vazhduar betejën ligjore. Për momentin, Dua Lipa del e fituar, duke mbyllur një nga sfidat më të mëdha ligjore ndaj muzikës së saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia në Milano: 45-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, vajza e saj në gjendje...

0
Një aksident tragjik ndodhi të hënën në Milano të Italisë ku humbi jetën 45-vjeçarja shqiptare Dorina Bardhi. Ajo ishte duke udhëtuar me makinë bashkë...

Vrasësi i Ilaria Sulës tregon ftohtësi të pabesueshme pas krimit: Si e manipuloi situatën...

0
  Detaje të reja kanë dalë në lidhje me veprimet e 23-vjeçarit, Mark Samson, pas vrasjes së studentes me origjinë shqiptare, Ilaria Sula. Në vendimin...

Ndërron jetë 72-vjeçari, i njohur për incidentin e vitit të kaluar në Korçë

0
  Edmond Naska, 72 vjeç, i cili bëri bujë vitin e kaluar për shkak të një incidenti në të cilin qëlloi me kallash nga ballkoni...

34-vjeçari arrestohet në Korçë për shitjen e kokainës dhe nxjerrjen e të miturve në...

0
  Policia e Korçës ka arrestuar një 34-vjeçar, Spartak Selimi, i cili akuzohet për shitjen e kokainës dhe nxjerrjen e të miturve në aktivitetet e...

Çatia e një klubi nate shembet në Santo Domingo, 12 viktima dhe 46 të...

0
  Një tragjedi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në kryeqytetin e Republikës Domenikane, Santo Domingo, ku çatia e një...