Pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Klodian Braho, ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, vlerësoi rolin e rëndësishëm të Prokurorisë së Posaçme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Gonzato theksoi:
“Kjo për arsye se SPAK luaj një rol thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dhe ju e dini që kjo është një nga kërkesat kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.”
Ambasadori nënvizoi gjithashtu rëndësinë e pavarësisë, integritetit dhe rezistencës në punë të kreut të SPAK:
“Ajo që ne kërkonim është një kandidat që të kishte nivele shumë të larta pavarësie, integriteti, rezistence në punë, pra standarte që kanë të bëjnë me përafrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.”
Ai përfundoi duke shprehur pritshmëritë për bashkëpunim të ngushtë me zotin Braho në muajt dhe vitet në vijim.






