8.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Dumani në Kuvend për arrestimin e Ilir Metës: “Përgjegjësia ishte e Policisë, jo e Prokurorisë”

Kryeprokurori i Posaçëm, Altin Dumani, është pyetur sot në Kuvend nga deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, lidhur me mënyrën e arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta.

Në seancën ku Dumani raportonte mbi veprimtarinë e SPAK gjatë vitit 2024, Blushi kërkoi shpjegime përse Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) nuk mori pjesë në atë që e quajti “show politik” gjatë arrestimit të Metës.

“Pse BKH-ja e shmangu pjesëmarrjen në atë show politik gjatë arrestimit të Metës?”, — pyeti Blushi.

Në përgjigje, Dumani theksoi se masat e sigurimit dhe ekzekutimi i tyre janë përgjegjësi ekskluzive e Policisë së Shtetit, jo e Prokurorisë.

“Masat e sigurimit janë përgjegjësi e policisë, jo e Prokurorisë,” — deklaroi kreu i SPAK.

Deklarata e Dumanit vjen në një moment kur opozita ka akuzuar SPAK-un për veprim të njëanshëm dhe për përdorim të drejtësisë në funksion të politikës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...