9.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Durrës – Operacioni “Lekaj”: Zbulohen 1200 bimë kanabisi në 8 parcela, sekuestrohen para, fara narkotike dhe armë

DURRËS – Një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur nga policia në qarkun e Durrësit. Operacioni policor i koduar “Lekaj”, i finalizuar pas një muaji hetimesh me metoda proaktive, ka çuar në pranga dy shtetas, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, hetimi është zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Durrës, dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit.

8 parcela me 1200 bimë kanabisi në kodrat e fshatit Lekaj

Operacioni u përqendrua në zonën kodrinore të fshatit Lekaj, pranë depos së ujit, ku u zbuluan dhe dokumentuan 8 miniparcela me gjithsej 1200 bimë narkotike të llojit kanabis.

Të arrestuarit janë:
• Durim Mema, 59 vjeç, banues në fshatin Lekaj
• Armend Hoxha, 36 vjeç, banues në Donofrosë, Berat

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim dy shtetas të tjerë të identifikuar si R. K. dhe E. K., për të cilët policia nuk jep më shumë detaje për shkak të hetimit.

Sekuestrohen para, fara narkotike dhe armë

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në banesa dhe ambiente të lidhura me aktivitetin kriminal, policia sekuestroi:
• 20.000 euro në para të gatshme
• 1000 fara kanabisi
• 1 armë sportive
• Municion luftarak
• Sende të tjera të kundërligjshme

Një pjesë e bimëve narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie në terren.

Policia njoftoi se hetimet po vijojnë me intensitet të lartë, për të kapur personat e shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...

“Imagjino të mos kisha valë… do çmendeshin familjarët”, Rozana Radi reagon ndaj lajmit të...

0
Një lajm i pavërtetë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, ka shkaktuar konfuzion dhe...

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...