24.5 C
Tiranë
Thursday, August 13, 2026

Sulm kibernetik ndaj Bashkisë së Tiranës – “Homeland Justice” merr përgjegjësinë: “Fshimë serverët, morëm të dhënat”

TIRANË – Një tjetër goditje kibernetike ka tronditur institucionet publike shqiptare. Grupi i njohur i hakerëve “Homeland Justice” ka marrë sot publikisht përgjegjësinë për një sulm ndaj serverëve të Bashkisë së Tiranës, duke pretenduar se kanë ndërprerë funksionimin e faqes zyrtare të institucionit, kanë nxjerrë të dhëna të ndjeshme dhe kanë fshirë të gjitha të dhënat nga serverët.

Në një mesazh të publikuar në kanalin e tyre zyrtar në Telegram, grupi shkruan:

“Të gjitha këto aktivitete janë kryer nga Bashkia e Tiranës, sot ata po ndëshkohen për veprimet e tyre. Ne kemi rrëzuar faqen e tyre, kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët.”

Së bashku me deklaratën, hakerët kanë shpërndarë edhe pamje para dhe pas sulmit, ku tregohet ndryshimi i faqes zyrtare të Bashkisë – nga versioni funksional në një ekran bosh me efekte vizuale të dëmtimit grafik, për të dëshmuar goditjen dixhitale.

Sulmi i paralajmëruar?

Në një tjetër element simbolik, “Homeland Justice” ka shpërndarë edhe një model 3D të godinës së Bashkisë, të mbivendosur me mbishkrimin: “Yes, you were right”, një frazë që shihet si konfirmim i një paralajmërimi të mëhershëm për këtë sulm.

Deri më tani, Bashkia e Tiranës nuk ka dhënë një reagim zyrtar, ndërkohë që ekspertët e IT-së në institucionet shtetërore janë duke verifikuar shkallën reale të dëmit, përfshirë nëse të dhënat e publikuara janë autentike dhe çfarë përmbajnë ato.

Ky është sulmi i dytë serioz kibernetik ndaj institucioneve shqiptare brenda pak muajsh, duke rritur alarmin mbi sigurinë dixhitale dhe mbrojtjen e të dhënave në administratën publike. Autoritetet pritet të nisin hetime në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për të zbuluar origjinën dhe përmasat e këtij sulmi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha sulmon Vuçiçin: “Deklaratat janë destabilizuese” – akuza të forta ndaj Ramës: “Ka kryer...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për lumin Ibër, duke i...

Berisha: “Lubi Balluku de facto është qeverisja e PS-së” – sulmon Ramën: “Kufomë politike...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se Belinda Balluku është de...

Ra nga shkëmbi në plazhin e Radhimës, plagoset rëndë 55-vjeçari

0
VLORË – Një pushues është plagosur rëndë pasditen e sotme në zonën e plazhit të Radhimës, në Vlorë. I plagosuri është identifikuar si Platon Bylyshi,...

“Pa ujë dhe pa rrugë, jemi të vdekur” – banorët e Gjormit në protestë:...

0
KURBIN – Mungesa e infrastrukturës dhe e ujit të pijshëm ka nxjerrë në protestë banorët e fshatit Gjorm në Kurbin. Ata u mblodhën në...

Transporti publik drejt reduktimit të flotës? Operatorët: “Nëse nuk marrim kompensimin, do të ulim...

0
Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme nuk marrin një përgjigje lidhur me...