10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Dy familje denoncojnë zhdukjen e të afërmve në Durrës

Dy familje në Durrës kanë raportuar zhdukjen e të afërmve të tyre. Sipas njoftimit të policisë, një 39-vjeçare ka denoncuar zhdukjen e bashkëshortit të saj, një 42-vjeçar që është larguar nga banesa që nga data 17 maj. Po ashtu, është denoncuar edhe zhdukja e një 14-vjeçareje, pasi babai i saj ka raportuar se vajza është larguar nga banesa më 17 maj.

Ndërkohë, policia në Durrës ka arrestuar një 23-vjeçar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

**Njoftimi i Plotë:**

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka raportuar këto ngjarje:

– Stacioni i Policisë Plazh arrestoi në flagrancë shtetasin V. K., 23 vjeç, banues në Durrës, për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

– Stacioni i Policisë Manzë arrestoi në flagrancë shtetasin G. H., 25 vjeç, banues në fshatin Perlat, pasi gjatë një kontrolli fizik, policia i gjeti dhe i sekuestruan një mjet prerës (thikë).

– Më datë 18.05.2024, në Komisariatin e Policisë Durrës, shtetasja A. H., 39 vjeçe, ka raportuar zhdukjen e bashkëshortit të saj, shtetasin A. H., 43 vjeç, që nga data 17.05.2024.

– Më datë 18.05.2024, në Komisariatin e Policisë Durrës, shtetasi Gj. Xh., 52 vjeç, ka raportuar zhdukjen e vajzës së tij, shtetasja R. Gj., 14 vjeçe, që nga data 17.05.2024.

Policia po punon për gjetjen e të dy personave të zhdukur. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...