7.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Dyshime mbi përfshirjen e një të rrituri në konfliktin që çoi në vrasjen e Martin Canit

Zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Idriz Daullja, ka pranuar se një person i rritur është përfshirë në sherrin që ndodhi tre ditë para vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Në një studio televizive, ai sqaroi se personi i tretë kishte ndërhyrë për të ndarë nxënësit, ndonëse roli i tij vijon të ngrejë pikëpyetje.

Gjatë diskutimit televiziv, Hervin Çuli ngriti çështjen e moszbardhjes së rolit të këtij të rrituri:

Hervin Çuli: Nuk u fol kush ishte një person i rritur që goditi me shpullë atë ditë para se ta godiste Mario me thikë…
Anila Jole: E pohoi shoferi i furgonit kur e ka pyetur kush ishte ai që të goditi…

Hervin Çuli: Martini ua ka treguar të gjithë shokëve të klasës. Konflikti ka nisur të premten pse më sheh kështu, ashtu, i ka thënë s’po të shihja ty por po shaja për punën e sportit. Ndërkohë që ka goditur Mario, ka goditur edhe një person tjetër, e ka goditur me shpullë.

Në përgjigje, Idriz Daullja deklaroi:

Idriz Daullja: Nga dëshmitë që janë marrë, personi ka ndërhyrë për t’i ndarë. Nuk mund të aludojmë ça kanë diskutuar.

Solli në vëmendje deklaratën e shoferit të furgonit, i cili ka pohuar se Martini i kishte treguar për goditjen nga një i rritur. Ndërkohë, Çuli shtoi se Martini ua kishte treguar shokëve të klasës për ngjarjen, duke theksuar se sherri fillestar ishte një konflikt verbal që eskaloi.

Ndërsa policia e konsideron rolin e personit të rritur si përpjekje për të ndarë palët, deklaratat e dëshmitarëve vijojnë të ngjallin pikëpyetje mbi rrethanat që çuan në përshkallëzimin e dhunës dhe vrasjen tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani. Hetimet vazhdojnë, ndërsa opinioni publik kërkon zbardhjen e plotë të rastit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...