Debate të forta janë regjistruar gjatë prime-t të kësaj të marte në spektaklin ‘Big Brother VIP Albania’, ku opinionisti Arbër Hajdari është përplasur me banorin Rogerti lidhur me diskutimet për fituesin e këtij edicioni.
Shkak për debat u bënë komentet mbi dinamikat në shtëpi dhe fokusin e vazhdueshëm te banorja Selina. Hajdari u shpreh se Rogerti dhe Miri flasin vazhdimisht për të, duke lënë të kuptohet se kjo vjen si pasojë e frikës ndaj saj në lojë.
“Miri është bërë hija jote. Ju latë nam, vetëm për Selinën flisni. E keni frikë,” u shpreh Hajdari gjatë debatit.
Nga ana tjetër, Rogerti reagoi menjëherë, duke mbrojtur qëndrimin e tij dhe duke kundërshtuar kritikat.
“Po normal që po, për kë do të flasim? Pse nuk ia bën të njëjtat kritika edhe Selinës?”, tha ai, ndërsa shtoi se nuk mund të përçahet nga komentet e opinionistëve.
Debatit iu bashkua edhe Monika, ndërsa tensionet u rritën më tej me replikat mes palëve.
Në vijim, Hajdari akuzoi Rogertin për ndikim ndaj Mirit, duke theksuar se ai ka ushtruar presion në marrëdhëniet brenda shtëpisë, sidomos në raport me Selinën.
Përplasja mes opinionistit dhe banorit ka qenë një nga momentet më të forta të mbrëmjes, duke nxjerrë në pah rivalitetet dhe strategjitë që po zhvillohen në fazën vendimtare të lojës.






