14.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

E ktheu dyqanin e tij “Tabachino” në një pikë të shitjes së drogave të forta, arrestohet 40-vjeçari në zonën e Alliasit

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “ALLIASI”, duke zbuluar një aktivitet ilegal të shitjes së drogave të forta pas një hetimi 5-mujor.

40-vjeçari u arrestua në zonën e Alliasit pasi kishte kthyer dyqanin e tij “Tabachino” në një pikë të shitjes së drogave të forta.

Nga kontrollet e ushtruara në dyqan dhe në banesën e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan 42 mijë lekë të reja dhe 8730 euro.

Gjithashtu atij iu sekuestruan disa doza kokainë, një automjet, një motor dhe 7 aparate celulare.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “ALLIASI”, pas një hetimi 5-mujor. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për goditjen e veprimtarisë në fushën e narkotikëve.

Kishte përshtatur një tabachino për shitjen e drogave të forta, kundrejt shumës 3500 lekë të rinj për dozë, vihet në pranga 40-vjeçari. Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë, një armë zjarri pistoletë, shumat 42.000 lekë të rinj dhe 8730 euro, një automjet, një motomjet dhe 7 aparate celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “ALLIASI”, në kuadër të të cilit bënë ekzekutimin e masës së sigurisë për shtetasin K. H., 40 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë një hetimi 5-mujor, shërbimet e Policisë bënë të mundur dokumentimin me prova ligjore të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të drogave të forta. Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës në zonën e Alliasit, në një tabachino pranë banesës së tij, ku shiste lëndë narkotike kokainë kundrejt 3500 lekë të rinj për dozë.

Gjatë kontrollit të tabachinos dhe banesës u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë narkotike kokainë, një armë zjarri pistoletë, shumat 42.000 lekë të rinj dhe 8730 euro, një automjet, një motomjet dhe 7 aparate celular. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT