31.7 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

E quajti presidentin serb Putin i vogël/ Serbia i kundrpërgjigjet Kurtit: “Hitleri i vogël nga Ballkani”

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një reagim ditën e djeshme, është shprehur se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është ‘Putin i vogël’, dhe se me të dhe presidenti e Republika Srpskas në Bosnjë dhe Hercegovinë , Milorad Dodik paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor është e kërcënuar.

Serbia i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës përmes të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviç, e ka quajtur Kurtin “Hitleri i vogël nga Ballkani”, shkruan “B92” të hënën. Sipas tij, “Kurti ëndërron të pastrojë Kosovën nga serbët”.

“Në ëndrrat dhe planet e tilla të Hitlerit, ai shqetësohet nga Presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili po krijon stuhi të reja dhe luan me interesat e popullit serb në Kosovë dhe Metohi.”, thuhet në reagim.

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, theksoi se arsyeja e sulmeve të përditshme të Kurtit ndaj presidentit ser dëshmon përkushtimin e tij për paqen. I them Hitlerit të vogël se Aleksandër Vuçiç do të mbetet makthi i tij sepse kurrë nuk do ta lejojë ta pastrojë Kosovën dhe Metohinë nga serbdët dhe të realizojë ëndrrat e tij për Kosovën etnikisht të pastë”, ka thënë më tej Petkoviç.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...