Nëna dhe dy fëmijët e saj, 13 vjeçe e 18 muajsh, u gjetën të vrarë në vendin u qëndronin në Francë, ndërsa i dyshuari kryesorë është ish-bashkëshorti i 36-vjeçares.
Alarmi u ngrit nga një i afërm i cili do të takohej me viktimën, e më pas zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke gjetur të pajetë të miturit dhe mamanë e tyre.
Sipas prokurorit që po merret me çështjen trupat kishin plagë, të shkaktuara nga goditja me thikë.
Policia franceze ka izoluar të gjithë zonën, për ta pasur më të lehtë gjetjen e provave të mjaftueshme që do ti çojnë në gjetjen e autorit dhe rrethanave që ende janë të paqarta.
Në kërkim mbetet 30 -vjeçari, i dënuar në shtator të vitit 2021 me një vit burg për dhunë ndaj gruas dhe vajzës së tij. Në informacionet paraprake viktimat dhe autori janë me origjinë nga Turqia.
Disa orë para se të gjendeshin trupat, mediat franceze shkruajnë se në postimet në Facebook ai akuzonte gruan e tij se e tradhtonte, ndërsa shtonte se do ti jepte fund jetës.
Çifti kishte rreth dhjetë vite që jetonte në këtë shtëpi, ndërsa prej rreth dy vitesh ishin ndarë.
Prokurori konfirmoi viktima kishte bërë një kallëzim për vjedhjen e bizhuterive dhe dokumenteve, duke dyshuar se ish-i i saj mbante një kopje të çelësave të shtëpisë. Njëkohësisht denoncimi e ka denoncuar për vendosjen e GPS poshtë makinës së saj.