10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Edi Rama ekzekutoi parlamentin”, thotë Sali Berisha pas miratimit të programit qeverisës “Rama 4”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur sot grupin parlamentar të selisë blu pas seancës plenare ku me 82 vota pro u miratua programi i qeverisë “Rama 4” dhe kabineti i ri, pa asnjë kundërshtim ose abstenim. Opozita nuk mori pjesë në votim, duke protestuar ndaj mënyrës së miratimit nga kryeministri Edi Rama dhe shumica e tij.

Berisha e ka cilësuar situatën si një akt të dhunës publike dhe një goditje ndaj parlamentarizmit. “Sot, sipas një skenari të parapërgatitur, që e lajmëroi vetë kryehorri i kombit, u asgjësua në momentin më solemn, momentin më të rëndësishëm të transparencës, të përgjegjësisë, parlamenti shqiptar,” tha ai.

Kreu i PD-së akuzoi Ramën dhe kryeparlamentarin Niko Peleshi për të krijuar një situatë të paprecedentë, duke kaluar programin dhe kabinetin brenda vetëm 5 minutave. “Ky është një akt brutal dhune publike ndaj qytetarëve shqiptarë të çdo spektri që ka marrë pjesë në votim. Ky është një akt brutal dhune ndaj opozitës dhe popullit opozitar,” shtoi Berisha, duke theksuar se veprimet e kryeministrit shkelin Kushtetutën dhe vullnetin e qytetarëve.

Seanca e sotme u zhvillua me tensione të larta, ku deputetët e PD-së bllokuan foltoren ndërsa shumica, nën drejtimin e kryetarit të Kuvendit, miratoi shpejt programin qeverisës. Opozita e konsideroi procesin të paligjshëm dhe arbitrar, duke u larguar nga foltorja dhe duke denoncuar mënyrën e menaxhimit të seancës nga mazhoranca.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...