20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Vrasja e Bujar Nasufit zbardhet, pronae kontestuar dhe vëllezërit Xhani pas ekzekutimit

Është zbardhur ngjarja e vrasjes së biznesmenit Bujar Nasufi, i ekzekutuar në janar të këtij viti pranë banesës së tij në Tiranë, në sy të bashkëshortes. Hetimet e policisë kanë nxjerrë në pah se shkak për ekzekutimin ishte një pronë në Selitë, që i përkiste Nasufit, por ishte shitur tek familja Xhani.

Në momentin e shpronësimit për ndërtimin e Unazës së Madhe, kompensimi prej rreth 30 mijë euro përfundoi në llogarinë e familjes Nasufi, pasi toka, edhe pse e shitur, figuronte ende në emrin e tij. Kjo situatë ka ndezur konfliktin mes dy familjeve.

Hetimet zbuluan se porositësit e vrasjes ishin vëllezërit Voltan dhe Jugert Xhani. Ekzekutimi dyshohet të jetë kryer nga një vrasës me pagesë, i maskuar si shpërndarës picash dhe i veshur me të zeza, i cili qëlloi disa herë me armë zjarri dhe më pas dogji motorin dhe armën e krimit, që më pas u gjetën nga policia.

Vëllezërit Xhani nuk janë të panjohur për autoritetet, pasi u arrestuan disa muaj më parë në zonën e Gjirit të Lalzit së bashku me Xhevdet Plakun dhe disa persona të tjerë, ku iu sekuestruan armë dhe lëndë narkotike. Përveç dyshimeve për porositjen e vrasjes së Nasufit, ata dyshohet të jenë të përfshirë edhe në ekzekutimin e Elis Rroshkodolit në Shkodër më 30 gusht 2024.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...