29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Edi Rama: Reforma në drejtësi është vepër e Partisë Socialiste dhe popullit Shqiptar, Jo e aleatëve ndërkombëtarë

Në një deklaratë të fundit, Edi Rama ka theksuar se reforma në drejtësi është një arritje e Partisë Socialiste dhe jo e aleatëve strategjikë ndërkombëtarë. Kryeministri shprehu bindjen se pa anglo-amerikanët apo europërëndimorët, nuk do të ishte e mundur një transformim i tillë në Shqipëri. Ai mbrojti vendimmarrjen e vet dhe të partisë së tij, duke theksuar se ata kanë qenë të përfshirë në procesin e reformës në drejtësi që nga viti 2013.

Rama argumentoi se reforma në drejtësi në Shqipëri është një model që vende të tjera në Ballkan i shohin si shembull për pastrimin e sistemit të drejtësisë nga korrupsioni. Kryeministri hodhi sfidë për të kundërshtarët e Partisë Socialiste, duke i akuzuar ata që shfaqin skeptikë ndaj procesit si kundërshtarë të partisë. Ai përfundoi duke theksuar se koha nuk solli këtë transformim, por vepra dhe përkushtimi i Partisë Socialiste dhe popullit shqiptar në vitin 2013.

Le të hidhet përpjetë kush të dojë, por reformë në drejtësi pa PS nuk ka anglo-amerikan apo europerëndimor që bënte dot në Shqipëri. Nuk erdhën në Shqipëri në 2013, këtu ishin që kur Shqipëria u çlirua nga ferri i diktaturës… nëse reforma do të ishte produkt eksporti i detyrueshëm për vendet që duan të futen në BE, atëherë BE dhe SHBA do ta kishin eksportuar edhe në vende të tjera në Ballkan.

Ndërkohë që atyre vendeve u tregojnë Shqipërinë dhe u thonë merrni shembull sesi bëhet pastrimi i sistemit të drejtësisë nga gjyqtarë e prokurorë të korruptuar. Ndaj ata që thonë të kundërtën e bëjnë nga pozitat e kundërshtarët e PS.

Nuk e solli koha këtë transformim, por PS, dhe PS e solli populli shqiptar në vitin 2013 dhe jo Amerika.
Ka dy vjet që flitet për një grup të ri propozimesh për ndryshime ligjesh në Reformën në Drejtësi. Ky grup vjen jo nga ne, nga vetë sistemi i drejtësisë. Ka nisur për disa ndërhyrje racionale lidhur me SPAK dhe misionet ndërkombëtare për asistencë dhe monitorim, dhe është zgjeruar me propozime.

Janë relevante sepse mund të përmblidhen si kërkesa për më shumë pushtet por dhe privilegje. Unë nuk pendohem aspak që kjo shumicë ka miratuar një rritje pagash për prokurorë e gjykatës, ndërkohë që për mjekët, mësuesit apo punonjësit është larg së qenurit kaq…

Nëse ne fatmirësisht kemi nisur t’i afrohemi nivelit të lartë të pagave të rajonit, e dini ju që kanë agat më të larta në rajon prokurorët dhe gjyqtarët? E kemi bërë të vetëdijshëm për të gjitha arsyet që nuk ndryshojnë. Por kemi detyrën përveç se të drejtën që jo vetëm të japim mbështetje por të kërkojmë rezultate për njerëzit nga i gjithë sistemi i drejtësisë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...