13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

“Edi Rama u sëmur nga gripi diplomatik”, Berisha akuzon qeverinë Rama për çështjen

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë një deklarate për mediat u ndal sërish te skandali i ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, McGonigal me kryeministrin Edi Rama.

Për këtë të fundit, Berisha tha se nuk flet pasi është këshilluar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim. Por ai shtoi se të njëjtën gjë, ka bërë edhe ish kreu i PD, Lulzim Basha, i cili “ka mbyllur gojën me zinxhir”.

Berisha: Afera e Edi Rama-McGonigal është një nga aferat më të shëmtuara , një akt të cilin mund ta ndërmirrnin Enver Hoxha, Spiro Koleka, Kim Jong un dhe vetëm ata. Kurrë një kryeministër i një vendi partner nuk mund ti lejonte vetes të ndërmirte nga SHBA-ve, vendit më kryesor në sigurinë e paqes.

Ndaj kësaj ngjarje tronditëse Edi Rama u zhuk 5 ditë me kodin absolut të heshtjes. Nuk foli një fjalë, u sëmur nga gripi diplomatik. Burime të tjera thonë se fluturoi jashtë vendit por në gjë është e sigurt. 5 ditë me radhë kur të gjitha mediat lakonin për zi emrin e tij, për fat të keq të Shqipërisë, kishte përdorur një ish oficer të sigurimit të shtetit për të korruptuar njëriun më të jashtëzakonshem të agjencisë, McGonigal. Edi Rama hesht si kurrë ndonjëherë në jetën e tij. Burime të besueshme më kanë informuar se në heshtjen e Edi Ramës, një rol të vecantë ka gvernatorja Yuri Kim, e cila i ka kërkuar atij të mos bëjë asnjë deklaratë dhe këto burime informojnë se deklaratat qesharake e Ramës për të përgënjeshtruar miqësinë me McGonigal, ka qenë një këshillë e guvernatores. Këto janë cështje të hetimit, uroj që qeveria e SHBA të hetoj këto marrëdhënie. Në keto momente kur flet gjithë bota, kur ziejnë mediat e botës, ajo që bën përshtypje më të madhe dhe viktimë Basha ka mbyllur gojën si me zinxhir.

Rama ka përdorur McGonigal si vrasës me pagesë. Guvernatorja qëndron ndërkohë pas heshtjes së tij të turpshme. Mirë Rama që është autor i një vepre makabre, po viktima e tij, si nuk gjen forcë të shqipëronjë një fjalë të vetme. I bëj thirrje çdo shqiptari të shtrojë pyetjen, si ka mundësi? A ka një detyrim ndaj atyre që e mbështesin akoma? Të bëjë transparencë dhe të thotë kush i bën presion për të mbyllur gojën. Unë nuk jam i habitur, e kam quajtur peng Basha, por në situatën e re të krijuar, ai duhet të flasë. Ka një detyrim. Kodi i Heshtjes po respektohet si nga krimineli edhe nga viktima.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...