28.2 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Edy Reja: “Duhet të mendojmë që u mundëm nga Anglia, e cila ka një nga kombëtaret më të mira. ndaj nesh bënë një ndeshje të motivuar, agresivë”

Trajneri i përfaqësueses shqiptare Edi Reja, ka dalë sot në konferencë për shtyp para sfidës kundër Andorrës. Sipas tij, ekipi kishte bërë maksimumin dhe nuk duhej kritikuar se kishte humbur një ndeshje me një ekip si Anglia.

“Është e qartë që pas 5-0 morali nuk është ndër më të mirë se mendohej se mund të bënim më mirë. Por duhet të mendojmë që u mundëm nga Anglia, e cila ka një nga kombëtaret më të mira të historisë së Anglisë, për vlerat individuale, duke marrë në konsideratë edhe pankinën e një niveli të lartë. Ndaj nesh bënë një ndeshje të motivuar, agresivë.

Kemi folur me djemtë. Ata janë përmirësuar shumë, janë një skuadër e cila na ka krijuar vazhdimisht probleme. Ne kemi fituar 1-0 në Andorra, e meritonim të fitonim më thellë, se i dominuam. Kemi barazuar 2-2 këtu, është një skuadër që na bën të vuajmë.

Ne kemi detyrën që të bëjmë ndeshje me vëmendje e agresivitetin e duhur dhe të shfrytëzojmë atë që kemi bërë në të gjithë ndeshjet e tjera, se kemi gabuar vetëm ndeshjen me Poloninë, se të tjerat i kemi bërë mirë. Të mos hedhim në erë atë që kemi bërë deri tani dhe ta mbyllim duke e munduar që ta menaxhojmë siç duhet ndeshjen.

 Kemi punuar për të ardhmen. Ndonjë vështirësi e kemi, se kam 10 lojtarë që mungojnë. Por nuk mund të shohim atë që ka ndodhur. Unë kam një grup lojtarësh dhe duhet të shfrytëzoj në maksimum ata që kam dhe duhet të hedh në fushë ekipin me të motivuar dhe që ka gjendje fizike, do të jenë shumë lojtarë që nuk kanë luajtur me Anglinë.

Duhet gjetur edhe rreshtimi i duhur. Duhet të kemi inteligjencën dhe agresivitetin e duhur, të mos rrezikojmë gjë dhe të kemi durim. Nëse do të ketë komplikime, duhet të mundohemi të evitojmë këto situata. Ne kemi nevojë të bëjmë një ndeshje të mirë, por sidomos rezultat dhe do të mundohemi në të gjitha mënyrat për ta arritur, tha Reja.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...